Main » 2013 » Shkurt » 12 » Ramos frike nga Van Persi
10:01:49
Ramos frike nga Van Persi
Ramos frike nga Van Persi
  • Foto nga AlbaniaBet

    Sergio Ramos


Reklama Vodafon
Real Madrid – 12 Shkurt 2013   Mbrojtësi i Real Madrid Sergio Ramos shprehet se kampionët e Spanjës do të duhet të jenë në kulmin e lojës së tyre në përballjen kundër Manchester United, në qoftë se duan t’i shpëtojnë ndëshkimit dhe kërcënimit që vjen në mënyrë konstatnte nga sulmues të tillë si Robin van Persie dhe Wayne Rooney. Ramos mendon se hollandezi është në formën e tij më të mirë se kurrë më parë, ndërsa ka shtuar se edheRooney ka cilësi për t’u shkaktuar probleme "Los Blancos". "Van Persie është në formë shumë, shumë të mirë. Ne nuk e kishim parë atë në këtë formë të mirë për vite me radhë. Holandezi është i shpejtë, e godet topin mirë, është një kërcënim konstant. Rooney është ndryshe. Ai është dicka më i rëndë, ndaj do të kem një sfidë fizike me të. Preferoj të jem i sinqertë në këtë pikë: më pëlqejnë si mbrojtës betejat kundrejt të tillë sulmuesve, ndaj e konsideroj sfidë brenda sfidës në planin personal. Reali duhet të marrë në zotërim mesfushën, prej nga niset shumë rrezikshëm United. Duke neutralizuar këtë pikë nevralgjikë, do të jetë më e lehtë edhe për ne mbrojtësit e Realit pastaj", u shpreh për "Guardian" Sergio Ramos. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 388 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]