Main » 2013 » Shkurt » 20 » Puyol tifoz i Milanit. Milan me frikeson
10:11:43
Puyol tifoz i Milanit. Milan me frikeson
Puyol tifoz i Milanit. Milan me frikeson
  • Foto nga AlbaniaBet

    Carles Puyol


Reklama Vodafon
Barcelone – 20 Shkurt 2013   Carles Puyol nuk ka ngurruar të theksojë se është i frikësuar nga Milani dhe sidomos fakti se skuadra italiane nuk ka asgjë për të humbur në përballjen me Barcelonën. Për këtë arsye, kapiteni i katalanasve mendon se ekipi duhet të jetë më i kujdesshëm se zakonisht në këtë sfidë delikate. "Është një skuadër më e re dhe me më pak eksperiencë se ajo e vitit 2012 dhe ndoshta kjo i bën më të rrezikshëm”, ka shpjeguar ai në konferencën për shtyp në vigjiljen e kësaj ndeshje që është kthyer në një nga klasiket e Ligës së Kampioneve në vitet e fundit. "Unë jam tifoz i Milanit kur luan kundër skuadrave të tjera, por sigurisht jo kur luan kundër nesh. Shpresoj që të fitojë çdo ndeshje, përveç atyre kundër nesh. Nuk e kam fshehur kurrë admirimin për Milanin. Nëse do të isha larguar nga Barcelona, do të më kishte pëlqyer të vija te Milani. Por tani jam plakur dhe do ta mbyll këtu karrierën time”, tha ai. Nuk ka kujtime aq shumë të mira nga Milano Hordi Roura, zëvendësi i Tito Vilanovës që aktualisht drejton nga pankina katalanasit për shkak të problemeve shëndetësore të trajnerit të parë. Në vitin 1989, në Superkupën e Evropës, një dëmtim i pësuar pikërisht në "San Siro” i dha fund karrierës së tij si futbollist. "Ishte një moment mjaft i vështirë, por jeta më ka dhuruar gëzime të tjera dhe është gjithmonë e bukur të kthehesh në këtë stadium. Në "San Siro” kemi vuajtur gjithmonë. Mes skuadrave të mëdha nuk ka kuptim të flitet për favoritë, kush do të kalojë turin do të vendoset në Barcelonë”, deklaroi ai. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 468 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]