Main » 2013 » Shkurt » 16 » Projektohet Liga mbarekombetare me 16 ekipe shqiptare
10:04:01
Projektohet Liga mbarekombetare me 16 ekipe shqiptare
Projektohet Liga mbarekombetare me 16 ekipe shqiptare
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
LIGA MBAREKOBETARE – 16 Shkurt 2013   Ministria e Sportit e Shqipërisë po vazhdon përpjekjet për formimin e një kompeticioni garues të përbërë me skuadra të futbollit të Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, ashtu siç ka kërkuar kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Mirëpo, ky institucion duket se është bindur me faktin se FIFA e UEFA nuk e lejojnë formimin e një lige mbarëkombëtare, andaj Ministria e Sportit e Shqipërisë e ka projektuar një turne, në të cilin do të garonin 16 klube shqiptare: 7 nga Shqipëria, 6 nga Kosova, 2 nga Maqedonia dhe 1 nga Mali i Zi. Sipas mediave shqiptare, ky projekt është diskutuar edhe në Ministrinë e Sportit të Shqipërisë, ku prezentë kanë qenë edhe udhëheqës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës. Gjithnjë sipas mediave të Tiranës, zbatimi i projektit mund të nisë në vitin e ardhshëm. Sipas projektit, faza e parë e këtij turneu do të ndahej në katër grupe me nga katër skuadra në çdo grup. Për në fazën e çerekfinaleve do të kualifikohen dy të parat e çdo grupi. Në kuadër të turneut, i cili do të zgjaste nëntë javë, do të zhvilloheshin 61 ndeshje. Faza e parë do të zhvillohej gjatë muajve shtator-nëntor, ndërsa faza e dytë do të vazhdonte në periudhën mars-prill. Ndeshjet zhvillohen në çdo mesjavë. Ky projekt nuk do t’i prekte kampionatet e Kosovës dhe Shqipërisë. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 491 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]