Main » 2013 » Janar » 16 » Presionet, Shnajder kërkon kohë
15:20:26
Presionet, Shnajder kërkon kohë
Presionet, Shnajder kërkon kohë
  • Foto nga AlbaniaBet

    Uesli Shnajder


Reklama Vodafon
Inter – 16 Janar 2013   Uesli Shnajder ka bërë të qartë se do të zgjidhë të ardhmen e tij me qetësi dhe nuk dëshiron që t’i vihen vazhdimisht ultimatume nga klubi i Interit apo skuadrat e interesuara. "Është një hap i rëndësishëm i jetës time dhe do të vendos brenda 31 janarit. Nuk ngutem dhe nuk dua që të ngutem”, ishte komenti i mesfushorit holandez në mediat italiane. Më pas, ai i ka lëshuar mesazhe të qartë Interit dhe sidomos presidentit Masimo Morati, për mënyrën se si po administrohet kjo situatë dhe se si i kërkohet publikisht që të largohet sa më shpejt. "Pas gjithë gjërave që kanë ndodhur në muajt e fundit, në një kontekst ku unë dhe shokët e tjerë të skuadrës kemi shkruar historinë e futbollit, nuk do të dëshiroja që të dëgjoja pikërisht drejtuesit e kësaj skuadre të më bëjnë presione. Transferimi te Gallatasaraj? Vonesa nuk është çështje parash”, tha ai. Mesfushori holandez vazhdon të lërë në pritje klubin turk pasi dëshiron të presë deri në minutat e fundit për ndonjë ofertë të mundshme nga Anglia, kampionat të cilin dëshiron me çdo kusht ta provojë. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 404 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]