Welcome to AlbaniaBet. Free Tips 1x2 , News, Livescore
NE JEMI LAJMI
Main » 2013 » Shkurt » 20 » Porto fiton minimalisht ndaj Malages (Video)
09:35:10
Porto fiton minimalisht ndaj Malages (Video)
Porto fiton minimalisht ndaj Malages (Video)
Foto nga AlbaniaBet
Lojtari i Porto-s duke festuar
UEFA Champions League
– 20 Shkurt 2013
Porto ka arritur t’i shkaktojë humbjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve ekipit spanjoll të Malagas, që në këtë edicion ka qenë një nga surprizat më interesante.
Në takimin e luajtur në "Estadio Do Dragao”, kampionët e Portugalisë kanë zhvilluar një lojë më të mirë ndaj rivalëve të tyre spanjollë, por nuk kanë konkretizuar rastet e krijuara. Ndeshja është vendosur nga një gol i mesfushorit Zhoao Mutinjo në minutën e 56-të, me lojtarin që ka kaluar topin mes këmbëve të portierit kundërshtar.
Por rezultati 1-0 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në "La Rosaleda”, pasi Majorka ka treguar se ka një përbërje mjaft cilësore dhe jo rastësisht pretendon që të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
/(e.s) albaniabet/