Main » 2013 » Shkurt » 8 » Pezullohet SHQIPTARI pse zgjodhi te jete SHQIPTAR
14:09:11
Pezullohet SHQIPTARI pse zgjodhi te jete SHQIPTAR
Pezullohet SHQIPTARI pse zgjodhi te jete SHQIPTAR
  • Foto nga AlbaniaBet

    Astrit Bunjaku 


Reklama Vodafon
Basel – 08 Shkurt 2013   Talenti shqiptar, Astrit Bunjaku, gjendet në një udhëkryq të madh. Paraqitjet me Kombëtaren shqiptare duket se nuk po e ndihmojnë atë shumë në avancimin në karrierë, madje po i hapin atij telashe me skuadrën aktuale, Basel. Gjithsesi, zgjedhje e pamenduar për Bunjakun është lënia e Kombëtares shqiptare. Ai thotë se tashmë është duke kërkuar një skuadër të re, për shkak se nuk e sheh vetën edhe për shumë kohë te Baseli. "Për momentin kam shumë probleme me Baselin dhe jam i detyruar të largohem. Po pres këto ditë për lajme të reja”, deklaroi Astriti për ‘ABNews’. "Arsyeja për problemet është fakti se unë luaj me Shqipërinë. Ata nuk dëshirojnë që unë të luaj me Shqipërinë”, shtoi më tutje talenti . Ky i fundit ka thënë se po merr dënime nga skuadra zvicerane, duke mos u futur në lojë, vetëm për faktin se ka veshur fanellën ‘kuqezi’. "Ata nuk më kanë thënë direkt se duhet të luaj me Zvicrën, pasi nuk flasin. E gjitha është politikë e tyre”, shtoi më tutje ai. Bunjaku luan si mesfushor ofensiv, ndërsa është 18-vjeçar. Ai ishte pjesë e Kombëtares shqiptare U17, ndërsa që nga fundi i vitit të kaluar ka filluar paraqitjet me Kombëtaren U19. Bunjaku sqaroi se është kontaktuar nga Zvicra, mirëpo shumë kohë më parë. "Po, jam kontaktuar. Mirëpo, ajo ka qenë shumë kohë më parë” /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 558 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]