Main » 2013 » Shkurt » 13 » Perballje TITANESH
09:41:58
Perballje TITANESH
Perballje TITANESH
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
UEFA CHAMPIONS LEAGUE – 13 Shkurt 2013   Gjigantët e futbollit evropian, Real Madridi dhe Manchester Unitedi do të përballen në mes vete sonte në Santiago Bernabeu, në kryendeshjen e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Të dyja skuadrat synojnë fitore, për ta pritur më të qetë takimin e dytë në Old Trafford. Në duelin tjetër, kampioni gjerman Borussia Dortmund e synon çerekfinalen ndaj mrekullisë Shakhtar Donetsk. Real Madridi dhe Manchester Unitedi do të përballen në mes vete të mërkurën mbrëma, në duelin kryesor të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Përpos që do të jetë një përballje në mes të dy prej trajnerëve më të mirë në botë të viteve të fundit: Sir Alex Ferguson ndaj Jose Mourinhos, kjo shihet si një betejë edhe ndërmjet Crsitiano Ronaldos, që do të luajë për herë të parë ndaj ish skuadrës së tij, dhe Robin van Persiet, që është bërë lojtari kyç i ‘Djajve të Kuq’. Trajneri skocez kërkon ta nxjerrë një rezultat pozitiv në Madrid, për ta kërkuar më pas kualifikimin në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas tri jave në Old Trafford. "Do të jetë një ndeshje fantastike dhe shpresoj që të jemi komplet, pa probleme. Është një lojë e madhe ndërmjet dy klubeve më të mëdha në botë. Do të jetë një lojë e veçantë për ne. Ne shkojmë atje, derisa jemi duke luftuar në tri fronte. Mendoj se ne është dashur të fitonim edhe më shumë trofe në Evropë. Në disa raste, ishim të pafat. Por, tash e kemi mundësinë që të kualifikohemi dhe të jemi në Wembley, për një finale më të mirë”, deklaroi Ferguson. Në anën tjetër, klubi spanjoll ka statistika të mira ndaj ekipeve evropiane, duke shënuar 6 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. ‘Los Blancos’ nuk kanë humbur në garat evropiane në shtëpi që dy vjet, kështu që trupa e Mourinhos e ka objektiv ta vazhdojë këtë seri edhe ndaj Wayne Rooneyt me shokë. "Është ndeshje të cilën e pret bota. Njerëzit mendojnë se ne jemi nën presion sepse një skuadër e madhe do të eliminohet. Por, është asi takimi që ne e duam dhe njerëzit nuk presin asnjë duel tjetër. Shpresoj t’u japim atyre atë që dëshirojnë”, u shpreh ‘Special One’. "Sigurisht, unë dua të fitoj dhe këtë e do edhe Fergusoni. Besoj se humbësi do të ketë pak hapësirë të ndihet edhe i lumtur për shkak të miqësisë. Por, të sqarohemi, dua të fitoj”, shtoi ish trajneri i Portos, Chelseat dhe Interit. Në duelin tjetër, i cili zhvillohet po ashtu sonte, kampioni gjerman Borussia Dortmund do ta vizitojë Shakhtarin në Donetsk. Verdh e zinjtë e fituan Grupin D, në një konkurrencë të fortë me Real Madridin, Manchester Cityn dhe Ajaxin, prandaj synim i tyre është të kalojnë në çerekfinale, të cilën nuk e kanë shijuar që nga viti 1998. Në anën tjetër, Shakhtari, i cili impresionoi me paraqitje këtë edicion në Evropë, synon ta vazhdojë mrekullinë, duke ecur përpara, edhe pse do të jetë i hendikepuar pa lojtarin kryesor Willian, që iu bashkua Anzhit. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 399 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]