Gjermani – 16 Janar 2013
Ish-portieri i perfaqesueses gjermane Oliver Kahn beson se Gjermania mund te fitoje titullin boteror ne vitin 2014. "Skuadra mezi pret qe aftesite e saj ti konkretizoje me fitimin e nje titulli. Dhe kjo skuader mund te fitoje. Pse te mos ndodhe ne Brazil ne boterorin e ardhshem?”, ka deklaruar Kahn gjate nje takimi me mediat te zhvilluar ne Hamburg.
"Skuadra eshte permiresuar shume dhe ajo qe i mungon eshte nje trofe. Ne skuader kemi lojtare shume te talentuar dhe tani duhet qe kete potencial te madh ta shfrytezojme ne maksimum”.
Ish portieri qe ne boterorin e vitit 2002 u shpall nenkampion bote me Gjermanine ka deklaruar se perfaqesuesja gjermane asnjehere nuk ka pasur kaq shume futbolliste te talentuar ne gjirin e saj. "Ne vitin 2002 une do te isha i lumtur nese ne skuader do te kishim nje skuader kaq kreative sa eshte sot”, ka perfunduar Kahn.
/(e.s) albaniabet/