Main » 2013 » Shkurt » 17 » Objektivi i radhes per Interin eshte Stevan Jovetiç
11:44:57
Objektivi i radhes per Interin eshte Stevan Jovetiç
Objektivi i radhes per Interin eshte Stevan Jovetiç
  • Foto nga AlbaniaBet

    Stevan Jovetiç


Reklama Vodafon
INTER – 17 SHKURT 2013   Stevan Jovetiç është kthyer në objektin e dëshirave të skuadrës së Interit, që ka filluar planifikimin për sezonin e ardhshëm ku reparti i sulmit është ai që duket se ka më shumë nevojë për ndërhyrje. Interesimin për lojtarin e ka konfirmuar vetë presidenti i zikaltërve, Msimo Morati, i cili vlerëson talentin e padiskutueshëm të futbollistit që ndiqet prej kohësh me vëmendje nga Mançester Siti dhe Juventus, me Fiorentinën që deri tani ka refuzuar çdo lloj ofertë për të. "Më pëlqen shumë Jovetiç, e ndonëse nuk po kalon një periudhë të mirë, ai mbetet një futbollist i rrezikshëm”, ishin fjalët e Moratit për malazezin që sot do të jetë kundërshtar i zikaltërve në kampionat. Por nëse Jovetiç është një plan afatgjatë, në planin afatshkurtër, Interi ka filluar kontaktet me norvegjezin Xhon Kerju. Ky i fundit, i lënë një lojtar i lirë nga Uest Hem që në janar, mund të veshë fanellën zikaltër për të zënë vendin e lënë bosh nga Diego Milito i dëmtuar. Mungesa e një qendërsulmuesi të mirëfilltë në skuadër ka bërë që zikaltërit të kërkojnë një "arnim”, me norvegjezin që duket si alternativa e vetme e mbetur në qarkullin në një periudhë kur merkatoja e futbollistëve është e mbyllur. Emra të tjerë të mundshëm ishin ata të Mido, Van Nistelroi dhe Haristeas, por të tre janë lojtarë që kanë qëndruar për shumë kohë larg fushave të lojës dhe nuk duken në gjendje të japin kontributin e tyre në mënyrë të menjëhershme për zikaltërit. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 166 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]