Manchester City – 07 Shkurt 2013
Neymar, talenti 21-vjeçar i Brazilit dhe Santos mbetet një prej objektivave kryesorë për disa prej klubeve më me emër në Europë. Sipas asaj që shkruan katalanasja "El Mundo Deportivo", tani në avantazh duket se ka kaluar Manchester City.
Sipas burimeve të gazetës spanjolle, Drejtori i Përgjithshëm i kampionëve në fuqi të Premier League, Txiki Begiristain ka darkuar me agjentin e Neymar Pini Zahavi dhe me ish presidentin e Barcelonës Joan Laporta për të gjetur akordin për transferimin e brazilianit.
Një ditë më parë, vetë Neymar deklaroi se do të qëndrojë te Santos të paktën deri në Kupën e Botës Brazil 2014.
/(e.s) albaniabet/