Main » 2013 » Shkurt » 8 » Neimar: E imagjinoj veten me fanellën e Bajern!
10:02:15
Neimar: E imagjinoj veten me fanellën e Bajern!
Neimar: E imagjinoj veten me fanellën e Bajern!
  • Foto nga AlbaniaBet

    Neimar


Reklama Vodafon
Brazil – 08 Shkurt 2013   Ylli i Santos, Neimar, ka lëshuar një deklaratë që ka hapur skenare të reja për të ardhmen e tij, pasi ka bërë të qartë se Bajern Mynih mund të ishte një nga destinacionit e mundshme. Klubi bavarez ka fituar prestigj ndërkombëtar më të madh që nga momenti kur lajmëroi se Pep Guardiola do të drejtonte ekipin në sezonin e ardhshëm dhe Neimar i është bashkuar lojtarëve që duan të punojnë me trajnerin katalanas. "Të gjitha kampionatet janë interesante, përfshirë Bundesligën”, tha ai për "SID”. "Bajern është një klub i madh me lojtarë të jashtëzakonshëm. Të luaj për Bajern është diçka e rëndësishme dhe mund ta imagjinoj veten duke e bërë një gjë të tillë. Nuk ka asgjë që flet kundër këtij opsioni. Shvajnshtajger është një nga lojtarët më të mirë që kam parë. Janë bazat që e bëjnë atë të fortë, pozicionimi, pasimi dhe prania në fushë”, tha 21 vjeçari. "Kam ëndërruar të luaj në Evropë që kur isha fëmija por është e rëndësishme që të ndjehem mirë dhe të përshtatem me pjesën tjetër të skuadrës. Transferimi nuk do të jetë medoemos në Spanjë”, tha ai. Por ndërsa futbollisti bënte këto deklarata, presidenti i Santos, Ribeiro, ka hedhur poshtë të gjitha zërat për një ofertë me "çek të bardhë” nga Mançester Siti për yllin e skuadrës së tij. "Po i paraprij me përgjigjen time çdo oferte që mund të vijë, përgjigja është jo. Neimar do të qëndrojë te Santos deri në vitin 2014 dhe shpresoj që të vazhdojë këtu edhe më gjatë. Ai na kushton ne një shumë relativisht modeste po të shohësh talentin që ka. Prania e tij përkthehet në fitime të pabesueshme, si për shembull numri i fansave tanë që është rritur me 20% në dy vitet e fundit”, tha ai. /(e.s) albaniabet/


Category: BUNDESLIGA | Views: 140 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]