Main » 2013 » Shkurt » 17 » Murinjo, sot në ndeshjen e 100-të në Ligën Spanjolle
11:41:13
Murinjo, sot në ndeshjen e 100-të në Ligën Spanjolle
Murinjo, sot në ndeshjen e 100-të në Ligën Spanjolle
  • Foto nga AlbaniaBet

    José Mourinho


Reklama Vodafon
REAL MADRID – 17 SHKURT 2013   José Mourinho do të regjistrojë sot ndeshjen e tij të 100-të si trajner i Real Madrid në kampionatin spanjoll, duke regjistruar këtë shifër domethënëse pikërisht në "Santiago Bernabeu”, ku duket se tifozët përkohësisht kanë firmosur një "traktat paqeje” me të. Në fakt, statistikat janë ato që flasin në favor të Murinjos, i cili është trajneri më i suksesshëm i klubit në historinë e tij përsa i përket 100 ndeshjeve të para në kampionat. I ndalur ende në shifrën 99, Murinjo regjistron 75 fitore, 13 barazime dhe 11 humbje në kampionat, duke qenë më i suksesshmi mes trajnerëve të famshëm të klubit madrilen. Ai që i afrohet më shumë është Migel Munjoz, i cili në 100 ndeshjet e tij të para regjistroi 72 fitore, 13 barazime e 15 humbje. Por nëse te Real Madrid ai nuk ka asnjë kundërshtar që ta rrezikojë, përsëri mbetet pas rivalit Pep Guardiola të Barcelonës. Ky i fundit, në 100 ndeshjet e tij të para me katalanasit regjistroi 79 fitore, 14 barazime e 7 humbje. Gjithsesi, meritat e Murinjos te Real Madrid janë të pamohueshme. Mjafton të shohësh se një nga emrat më të njohur në stolin e madrilenëve, Vicente Del Boske, në 100 ndeshjet e tij të para kur drejtonte në periudhën e "galaktikëve”, ka regjistruar 54 triumfe, 24 barazime e 22 humbje. Por Murinjo mund të vazhdojë të mburret me faktin se është trajneri që ka arritur të regjistrojë më shpejt 50 fitoret në kampionat, pasi i janë dashur vetëm 62 ndeshje për të arritur këtë shifër, ndërsa Guardiolës iu deshën 67 takime. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 463 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]