Main » 2013 » Shkurt » 18 » Muller: Bayern i uritur per Champions-in
15:54:46
Muller: Bayern i uritur per Champions-in
Muller: Bayern i uritur per Champions-in
  • Foto nga AlbaniaBet

    Thomas Muller


Reklama Vodafon
Bayern Munchen – 18 Shkurt 2013   Thomas Muller kërkon me çdo kusht triumfin në arenën evropiane. Pas dështimit në finale e Madridit me Interin dhe atë në shtëpi me Chelsean, sulmuesi gjerman thekson se Bayern Munchen ka uri për suksese edhe në arenën ndërkomtëtare. Në prag të sfidës kundër Arsenal, Muller nuk e pranon se kjo do të jetë një sfidë hakmarrjeje për atë çfarë ndodhi në finale e "Allianz Arena", por shpreh bindjen se skuadra e tij mund ta kalojë me sukses këtë raund. "Nuk mendoj aspak për t’u hakmarrë. Thjesht dua ta fitojmë këtë trofe sa më shpejt që të jetë e mundur. Kërkojmë finalen dhe jemi në formë të mirë prandaj nuk duhet të trembemi nga Arsenali. Ne kërkojmë të japim maksimumin në çdo fushë dhe mund të kalojmë çdo skuadër në Europë. E dimë shumë mirë se cilat janë mundësitë tona". ka thënë gjermani. Gjithsesi, sulmuesi bavarez e pranon se në kontinentin e vjetër ekziston një skuadër e cila është shumë afër perfeksionit të kësaj loje. "Barcelona po luan një futboll spektakolar. Vitet e fundit kanë thyer disa rekorde por nuk duhet të harrojmë se kanë vite që punojnë për të arritur në këtë pikë. Kemi gjithashtu edhe Manchester United që në Angli po ruan një trajektore të qëndrueshme", vijoi Muller. Bayern Munchen e ka përmirësuar ndjeshëm repartin e mbrojtjes dhe sipasMuller, faza defensive është më solide dhe e vëmendshme sepse mësoi shumë nga gabimet e sezonit të shkuar. 23-vjeçari e mbyll intervistën duke nënvizuar se transferta e Arsenalit është jetike për ecurinë e mëtejshme në Champions League. /(e.s) albaniabet/


Category: BUNDESLIGA | Views: 505 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]