Main » 2013 » Janar » 6 » Mourinho: Wenger e ka lehtë - Arsenali jasht top 4
11:40:22
Mourinho: Wenger e ka lehtë - Arsenali jasht top 4
Mourinho: Wenger e ka lehtë - Arsenali jasht top 4
  • Foto nga AlbaniaBet

    Jose Mourinho


Per vetem 150 Euro/muaj
Real Madrid – 6/1/13   Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se do të dëshironte të kishte stabilitetin që ka Arsene Wenger te Arsenali, por portugezi thotë se mungesa e presionit për të fituar trofe mund të kushtojë në fund dhe Arsenali të mos jetë as në top katërshe. Arsenali është 18 pikë prapa Manchester Unitedit me një ndeshje më pak dhe është sezoni që Wenger e ka startuar më keq në gjithë karrierën e tij, ndërsa Mourinho i cili ka disavantazh prej 16 pikësh ndaj Barcës, ndjen se francezi e ka të lehtë pasi nuk ka presion. "Unë do të kisha pasur dëshirë të kem stabilitetin e Wengerit te ndonjë klub. Por, në të njëjtën kohë mendoj se për mentalitetin tim është i nevojshëm presioni për të pasur sukses dhe nëse askush nuk bën presion në mua, atëherë unë do të kisha vënë presion mbi veten”. "Presioni për të fituar gjëra. Po, është e mundur që dy sezone të ndërtosh ekip për të ardhmen, por jo më gjatë, sepse mentaliteti im më bën presion që të fitoj gjëra. Ndoshta do të fitojnë tituj, ata luajnë futboll të mirë dhe prodhojnë lojtarë të mëdhenj”. "Mirëpo, për top katërshe është vështirë. Ata gjithmonë ia kanë arritur, por tani do të jetë e vështirë, pasi Evertoni është i fortë, Tottenhami ka gjetur vazhdimsi në fitore dhe Chelsea është i rrezikshëm”, ka thënë Mourinho, i cili beson se titulli në Angli vendoset mes Cityt dhe Unitedit. . /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 151 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]