Chelsea – 07 Shkurt 2013
Jose Mourinho është pranë rikthimit në radhët e Chelsea, informoi ditën e mërkurë e përditshmja spanjolle "El Pais".
Sipas kësaj gazete, trajneri i Real Madrid është vënë në kontakt nëpërmjet agjentit të tij me klubin londinez dhe ka pasur disa kontakte paraprake.
Burime pranë agjentit të portugezit, të cituara nga "ElPais", shkruajnë se: Mourinhoështë këshilluar që të thyejë personalisht akullin me Abramoviç, i cili do të ishte i kënaqur ta merrte në konsideratë kandidaturën e tij, nëse do të jetë Jose ai që do të hedhë hapin e parë drejt riafrimit.
Gjithashtu, e përditshmja "The Times" shjkruan se mes Mourinhos e Abramoviç ka pasur tashmë disa shkëmbime mesazhesh.
/(e.s) albaniabet/