Main » 2013 » Shkurt » 13 » Mourinho do Champions League e tretë
09:54:40
Mourinho do Champions League e tretë
Mourinho do Champions League e tretë
  • Foto nga AlbaniaBet

    Jose Mourinhos


Reklama Vodafon
UEFA CHAMPIONS LEAGUE – 13 Shkurt 2013   Real Madrid shkon me një synim të qartë në sfidën e parë të 1/8-ve të UEFA Champions League kundër Manchester United: të fitojë dhe të hedh një hap drejt raundit tjetër. Karikimi i ambjentit kuptohet që në fjalët e Jose Mourinhos që nuk përdor gjuhë të mesme për të treguar dëshirën e skuadrës por dhe të tijën për të fituar, aq sa konferencën për shtyp e nis me një mesazh të drejtpërdrejtë. "Nuk kam ndërmend ta mbyll karrierën time pa fituar Championsin e tretë. Deri tani kemi fituar Superkupën, jemi jashtë gare në La Liga dhe mund të fitojmë dy trofe Kupën ose Championsin, ose mund të mos fitojmë asnjë. Por ky është trofeu im i preferuar dhe dëshiroj të triumfoj sa më shpejt të jetë e mundur. Reali do të fitojë Championsin e dhjetë unë dua të fitoj të tretin. Gjithsesi unë e njoh kulturën e futbollit anglez dhe te Sir Alex ndaj them se do të bëjmë maksimumin për të fituar", u shpreh "Special One" para gazetarëve. Mourinho foli gjithashtu dhe për marrëdhëniet e tij me futbollistët duke hedhur poshtë zërat për një krizë të mundshme në dhomat e zhveshjes së "Los Blancos": "Gazetarët darkojnë me njëri-tjetrin pas konferencës për shtyp dhe thonë që ka krizë te Reali, ndaj United unë e ftoj të shohin lojtarët e mi në fushë për të parë sesa në krizë është Reali", vijoi portugezi. Mourinho nuk i kurseu as komentet mbi Ronaldon, që do të përballet me ish skuadrën e tij të Manchester United duke theksuar se portugezi është një lojtar që vjen nga një tjetër planet dhe e meriton gjithçka ka fituar në karrierën e tij. /(e.s) albaniabet/


Category: KUPAT E EUROPES | Views: 411 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]