Main » 2013 » Shkurt » 7 » Morati: Dua Champions se ka para!
10:58:06
Morati: Dua Champions se ka para!
Morati: Dua Champions se ka para!
  • Foto nga AlbaniaBet

    Masimo Morati


Reklama Vodafon
Inter – 07 Shkurt 2013   Masimo Morati ka vënë si objektiv për skuadrën e tij kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Presidenti i Interit është i ndërgjegjshëm se mosprania në një aktivitet të tillë është një goditje e rëndë për arkat e klubit, siç po ndodh në këtë vit ku po kursehet në maksimum duke larguar yje pasi nuk mund të përballohen rrogat e tyre duke luajtur vetëm në Europa League. "Liga e Kampioneve ka një peshë shumë të rëndë pasi është e rëndësishme, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ajo sportive dhe nga krenaria jonë si klub. Sigurisht që nuk po mendojmë për të ardhmen për të braktisur të tashmen, por duhet të shfrytëzojmë çdo motivim të mundshëm për t’u kthyer përsëri një skuadër e fortë. Motivim është edhe që jemi përkrah Milanit, ndaj duhet të bëjmë më mirë për të shkuar në Ligën e Kampioneve”, ishin fjalët e presidentit zikaltër. Duket se një problem më shumë për momentin është bllokimi i marrëveshjes me kompaninë kineze për ndërtimin e stadiumit të ri të Interit, që mbetet plani më rëndësishëm i klubit. "Kinezët kanë dëshirë të bëjnë këtë marrëveshje, por kanë disa probleme me rregullat në vendin e tyre. Kjo është arsyeja pse nuk kanë arritur të na bëjnë ende një propozim konkret. Kontrata ekziston, por nuk di të them nëse kanë mundësinë ta respektojnë. Stadiumi mbetet një objektiv i klubit, i rëndësishëm për çështje ekonomike pasi të jesh një klub që ka stadiumin e vet të ndihmon të punosh më mirë”, ishin fjalët e Moratit. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 116 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]