Main » 2013 » Shkurt » 5 » Miqësorja: Gjeorgjia grumbullohet më shpejtë sesa Shqipëria
10:46:32
Miqësorja: Gjeorgjia grumbullohet më shpejtë sesa Shqipëria
Miqësorja: Gjeorgjia grumbullohet më shpejtë sesa Shqipëria
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lojtare te kombetarres duke festuar


Reklama Vodafon
Kombetarja – 05 Shkurt 2013   Ndodh vetëm në Shqipëri! Kombëtarja Gjeorgjiane, ka mbritur dje në Tiranë, me grupin e plotë prej 22 futbollistëve, por kundërshtari i tyre në këtë rast Shqiperia, akoma nuk i ka grumbulluar të gjithë lojtarët. Gjeorgjia do të zhvillojë sot dhe nesër paradite stërvitje në "Selman Stërmasi”, ndërsa në mbrëmje, 24 orë para ndeshjes, në "Qemal Stafa”. Trajneri gjeorgjian nuk ka bërë shumë ndryshime në formacion, krahasuar me atë që zbriti në fushë ndaj Shqipërisë, në miqësoren e zhvilluar një vit më parë, në Tbilis. Pak orë pas mbërritjes së gjeorgjianëve, trajneri Xhani De Biazi dhe kuqezinjtë i janë drejtuar Durrësit, ku do të qëndrojnë në grumbullim deri të mërkurën në mbrëmje. Ndeshja miqësore, Shqipëri-Gjeorgji, do të luhet më 6 shkurt, ora 19:00, në Qemal Stafa dhe do të jetë testi i fundit i De Biazit, para ndeshjeve miqësore. Lojtarët e kampionatit shqiptar kanë mbërritur të parët në Durrës, ndërsa ata që luajtën ndeshje gjatë pasdites së diel, janë bashkuar me grupin pasditen e së hënës, në Durrës. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 157 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]