Champions League – 19 Shkurt 2013
Milan dhe Barcelona do të përballen nesër në përballjen e parë të 1/8-ve të Champions League. Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje inferiorë përballë Blaugranave pavarësisht 7 Champions-ve që mbartin mbi shpinë. Skuadra e Massimiliano Allegrit sapo ka nisur revolucionin brenda saj, ndërsa Barcelona, ekipi më i fortë në botë vjen në këtë sfidë si pretendetja kryesore për të ngritur trofeun në finalen e "Wembley".
Po si janë bilancet e përballjeve mes këtyre dy skuadrave në ChampionsLeague? Shtatë herë janë përballur dy superklubet e Europës në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinent. Katalanasit kanë më shumë fitore se kuqezinjtë por Milan e ka mposhtur Barcelonën në finalen e 1994-ës me rezultatin 4-0.
/(e.s) albaniabet/