Barcelonë – 17 Janar 2013
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se Tito Vilanova, nuk është një kopje e Pep Guardiolës.
Vilanova ishte ndihmës i Guardiolës te skuadra katalanase dhe ndërtoi karrierë mbi suksesin e këtij të fundit, para se në fund të sezonit të kaluar ta marrë postin e menaxherin dhe ta drejtojë skuadrën me shumë sukses.
"Mënyra se si ne punojmë dhe përgatitemi për ndeshjet është pak a shumë e njëjta. Ajo çfarë ndryshon është se Guardiola dhe Tito kanë personalitete të ndryshme, mënyra të ndryshme për t’u përballur me skuadrën...”.
"Ata kanë idetë dhe stilin e tyre... Por kur vjen puna te loja dhe menaxhimi, gjërat janë pak a shumë të njëjta siç kanë qenë në katër vitet e fundit”, ka thënë Messi.
/(e.s) albaniabet/