Main » 2013 » Shkurt » 17 » Messi i jashtëzakonshëm, kalon 300 golat (VIDEO)
12:10:14
Messi i jashtëzakonshëm, kalon 300 golat (VIDEO)
Messi i jashtëzakonshëm, kalon 300 golat (VIDEO)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lionel Mesi


Reklama Vodafon
BARCELONA – 17 SHKURT 2013   Lionel Messi nuk ka ndër mend të ndalet dhe me formën që po kalon, po arrin të thyejë çdo rekord të mundshëm me statistika të pabesueshme. Ndonëse 25 vjeç, ylli argjentinas ka arritur të shënojë sot golat e 300 dhe 301 në kampionat me Barcelonën, në atë që ishte ndeshja e 365-të me fanellën e katalanasve. Kjo shifër prestigjioze është kaluar pikërisht në fitoren 2-1 ndaj Granadas, e cila i vështirësoi shumë punë katalanasve, duke kaluar e para në avantazh me Ighalo në pjesën e parë të takimit. Por me fillimin e pjesës së dytë, Mesi arriti të barazonte shifrat duke shënuar golin e tij të 300 pasi ndoqi një aksion të Fabregas, gjuajtja e të cilit nuk u bllokua nga Tono. Më pas, në minutën e 73-të, ai tregoi specialitetin e tij të ri, goditjet e dënimit, duke ekzekutuar një të tillë në mënyrë perfekte për t’i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij. Me këtë sukses, Barcelona vazhdon e qetë kryesimin në kampionat, ndërsa ylli i saj po ashtu është i vetëm në kreun e klasifikimit të golashënuesve me 37 gola në këtë kampionat. Argjentinasi ka mundësinë që në 14 ndeshjet e mbetura të shënojë 14 golat që i duhen për të kaluar rekordin e vendosur një vit më parë me 50 gola në kampionatin spanjoll në një edicion. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 174 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]