Main » 2013 » Janar » 16 » Mediat Angleze: Milani kërkon Murinjon
14:41:52
Mediat Angleze: Milani kërkon Murinjon
Mediat Angleze: Milani kërkon Murinjon
  • Foto nga AlbaniaBet

    Jose Mourinho


Reklama Vodafon
Milan – 16 Janar 2013   Milani po merr në konsideratë idenë të afrojë Zhoze Murinjon gjatë verës për të filluar me portugezin një tjetër cikël fitimtar. Këtë lajmë të bujshëm e ka publikuar sot gazeta britanike "The Sun” e cila pretendon se kuqezinjtë po tentojnë të afrojnë portugezin pavarësisht lidhjeve të tija të ngushta me Interin. Murinjo pritet të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere, për shkak të problemeve të vazhdueshme që ka me tifozerinë e kësaj skuadre. Por një kthim i tij i mundshëm i afërt drejt Anglisë duket se është në dyshim, pasi dy skuadrat kryesore që ai pretendon, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, duket se kanë zgjedhur për momentin të vazhdojnë në rrugë të ndryshme. Te e para, Aleks Ferguson duket se do të vazhdojë të paktën edhe për një apo dy sezone të tjera, ndërsa Mançester Siti i ka vënë si prioritet vetes të sigurojë Pep Guardiolën. Skuadra të tjera të njohura si Totenhem dhe Liverpul i kanë besuar trajnerëve të rinj, Vijas Boas dhe Brendan Roxhers, ndërsa kanë buxhete të kufizuara për të marrë portugezin që kërkon një rrogë shumë të lartë. Kjo lë vende bosh vetëm te Arsenali dhe Çelsi, por Venger nuk duket se do të lëvizë, ndërsa Benitez mund të rikonfirmohet nëse arrin të renditë skuadrën mes tre të parave dhe të fitojë ndonjë trofe. Kjo e lë Murinjon me vetëm tre variante: PSG, Milan dhe Bajern Mynih. Interesimi dhe tërheqja e një emri si Milan nuk do të mund të injorohej kurrë nga portugezi i cili tani është në kërkim të një skuadre ku të ndërtojë një cikël afatgjatë. Problemi më i madh mbetet rroga e lartë që përfiton, pasi ai aktualisht siguron rreth 15 milion euro në vit nga Reali, duke shfrytëzuar edhe të ardhurat e shumta nga e drejta e imazhit të tij. Një rrogë e tillë për momentin duket e papërballueshme nga kuqezinjtë të cilët kanë bazuar strategjinë e re te të rinjtë dhe të uljet e shpenzimeve. Por Berluskoni nuk ka fshehur kurrë admirimin për portugezin, që nga kohët kur ky i fundit drejtoi Interin drejt sukseseve të njëpasnjëshme në Itali dhe Evropë, ndaj gjithçka mund të jetë e mundur /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 464 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]