Main » 2013 » Janar » 20 » Mbrojtësi kosovar Rexhepi ftohet nga perfaqesuesja e Finlandes
11:35:32
Mbrojtësi kosovar Rexhepi ftohet nga perfaqesuesja e Finlandes
Mbrojtësi kosovar Rexhepi ftohet nga perfaqesuesja e Finlandes
  • Foto nga AlbaniaBet

    Mbrojtësi kosovar i ekipit te Honkas Lum Rexhepin


Reklama Vodafon
Finlanda – 20 Janar 2013   Selektori i përfaqësueses A të Finlandës, Mixu Paatelainen, ka ftuar në skuadër Lum Rexhepin për turneun ‘Kupa e Mbretit’, i cili do të mbahet nga java e ardhshme në Tajlandë. Paatelainen ka ftuar disa emra të rinj në përfaqësuese, derisa njëri nga ta është edhe mbrojtësi kosovar i skuadrës finlandeze Honka. 20 vjeçari është shprehur i lumtur për ftesën. "Synimi im është përfaqësuesja A dhe kjo është një surprizë për mua”, ka deklaruar për mediat finlandeze Rexhep, i cili ka luajtur edhe për të gjitha nivelet grupmoshave të reja të Finlandës. Rexhepi përkundër lëndimit ka pasur një sezon të mirë në elitën e futbollit finlandez me skuadrën e Honkas. Aktualisht për Kombëtaren A të Finlandës luajnë edhe dy kosovarë: Njazi Kuqi dhe Përparim Hetemaj. Herë pas here për këtë ekip ftohet edhe sulmuesi Berat Sadik. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 437 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]