Main » 2013 » Janar » 19 » Mancini: Nuk u ndjeva asnjehere i rrezikuar
09:20:46
Mancini: Nuk u ndjeva asnjehere i rrezikuar
Mancini: Nuk u ndjeva asnjehere i rrezikuar
  • Foto nga AlbaniaBet

    Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini


Reklama Vodafon
Manchester Cityt – 19 Janar 2013   Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini theksoi se asnjëherë nuk u ndje i rrezikuar nga spekulimet e vazhdueshme rreth angazhimit të Pep Guardiolës në vend të tij. Siç spekulohej deri javën e kaluar, ish trajneri i Barcelonës, Guardiola përmendej si kandidat për të drejtuar skuadrën nga Etihad Stadium pas përfundimit të këtij stinori. Por, të mërkurën, strategu spanjoll njoftoi se ka nënshkruar kontratë trevjeçare në Bayern Munich për të drejtuar gjigantin bavarez nga edicioni i ri. Kurse, Mancini ka theksuar se asnjëherë nuk i shkoi mendja se mund të zëvendësohet. "Nuk kam problem. I kuptoj gazetat, ato duhet të shkruajnë se çdo trajner dëshiron të jetë në vendin tim sepse është një vend i mirë”, deklaroi italiani. "Por, mendoj se ne jemi duke punuar shumë mirë këtu, kam kontratë pesëvjeçare dhe mendoj se mund të punojmë së bashku edhe për po aq kohë”, u shpreh ai. Mancini, 48 vjeç, sezonin e shkuar udhëhoqi Cityn drejt titullit të parë në ligë pas 44 vitesh dhe ka kontratë me klubin deri më 2017. Mirëpo, ai është vënë nën presion të madh pas eliminimit nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve dhe formës negative që ka lënë skuadrën në aktualisht shtatë pikë më pak se lideri Manchester United. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 413 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]