Main » 2013 » Janar » 16 » Manchester United interesohet përsëri për Xhakën
14:37:02
Manchester United interesohet përsëri për Xhakën
Manchester United interesohet përsëri për Xhakën
  • Foto nga AlbaniaBet

    Granit Xhaka


Reklama Vodafon
Manchester United – 16 Janar 2013   Gjiganti anglez, Manchester United, në verën e vitit të kaluar pati shprehur interesim për mesfushorin kosovar, Granit Xhaka, mirëpo transferimi nuk ishte realizuar. Por një lëvizje e tij në verën e këtij viti nuk është e pamundur, shkruan të martën "hereisthecity.com”. Manchester United kishte shprehur interesim një vit më herët, kur Xhaka ishte 19 vjeç. Por Xhaka në verën e vitit të shkuar vendosi të transferohej nga skuadra e Baselit zviceran te Borussia Moenchengladbach që garon në Bundesliga 1 të Gjermanisë. "Është duke u folur se pas gjashtë muajsh Granit Xhaka do të largohet nga Moenchengladbach. Pos Manchester Unitedit interesim për të është raportuar të ketë edhe klubi i Lazios”, ka thënë një burim brenda klubit anglez për "Corielle dello Sport”. Xhaka 20-vjeçar këtë edicion me fanellën e Borussia Moenchengladbachut ka shënuar një gol në 12 paraqitje. Mesfushori që u transferua te Moenchengladbachu nga Baseli për 8.5 milionë euro ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2017. Por, jo gjithçka i ka ecur mirë atij në Gjermani. Në fillim ishte titullar, por në ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor u la rezervist dhe kjo ndikoi që marrëdhënia e tij me trajnerin dhe zyrtarët e klubit të ftohet, deri në atë masë sa që ia tërhoqën vërejtjen të ketë kujdes kur flet me mediet, transmeton "Koha” "Manchester United duhet vërtet të ngulë këmbë për mesfushorin. Ai është 20 vjeç dhe ka fituar përvojë në Ligën e Kampionëve dhe në ndeshje ndërkombëtare, ka luajtur në dy vende të ndryshme. Vullneti i tij për t’u larguar nga Moenchenglabach i jep Manchesterit një sinjal të qartë për të vepruar”, ka shtuar burimi. Xhaka ftohet rregullisht edhe në përfaqësuesen e Zvicrës. Ai me ekipin "helvetik” ka shënuar tre gola në 12 paraqitje. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 372 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]