Main » 2013 » Shkurt » 9 » Mançester United viktima e trukimeve
10:45:44
Mançester United viktima e trukimeve
Mançester United viktima e trukimeve
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Mançester United  – 09 Shkurt 2013   Një ndeshje e vjetër e Ligës së Kampioneve mes Mançester Junajtid dhe ekipit hungarez të ZTE është kthyer në epiqendrën e diskutimeve, duke u bërë shembull se si krimi i organizuar manipulon prej kohësh ndeshjet e futbollit edhe në aktivitetet elitare. Gazeta britanike "The Sun” aludon se ndeshja e gushtit të vitit 2002, mes Mançester Junajtid dhe ZTE në paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, e përfunduar me rezultatin 5-0, ishte prodhim i një akordi të një grupi kriminal kroat që kishin parashikuar një humbje me 3 apo më shumë gola. Ndonëse ZTE kishte mundur 1-0 "djajtë e kuq” në ndeshjen e parë, ekipi hungarez ka pësuar 3 gola që në 20 minutat e para të ndeshjes së kthimit, ndërsa edhe portieri Sasha Iliç u ndëshkua me karton të kuq në këtë sfidë. Një ish-gangster serb, i njohur me nofkën Karesz, ka deklaruar për gazetën britanike se ishte ai personi që kishte bërë ndërmjetësin mes ekipit hungarez dhe mafiozëve kroatë. "Organizova një takim në një klub në Zalaegerszeg. U ula në një tavolinë tjetër derisa ato mbaruan negociatat. U vendos të hidheshin baste të mëdha që ZTE do të mundej me më shumë se tre gola”, shpjegoi ai. Sipas Karesz, rreth 12 kriminelë të ndryshëm evropianë mblidheshin çdo muaj në Budapest për të organizuar trukimin e ndeshjeve dhe ai ishte ndarë nga ky grup pas disa mosmarrëveshjeve, ndërsa tani ishte kthyer në një informator për policinë. Që me publikimin e këtij lajmi, Federata e Tifozëve të Futbollit Anglez ka bërë kërkesë që të hetohet ndeshja në fjalë nga UEFA, por edhe nga policia. "Nëse është e vërtetë, është e turpshme. Do të kërkojmë që autoritetet ta ndjekin me rigorozitet. Edhe tifozi më i çmendur nuk do të gëzohej po të fitonte 5-0 pasi dikush tjetër e kishte vendosur më parë një gjë të tillë”, tha shefi i kësaj Federate, Malkolm Klark, për takimin ku golat u shënuan nga Rud Van Nistelroi (2), Devid Bekam, Pol Skols dhe Ole Gunar Solskjaer. /(e.s) albaniabet/


Category: SUPERLIGA | Views: 165 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]