Main » 2013 » Shkurt » 23 » Maldini: Montolivo është Pirlo i ri i Milanit!
09:33:39
Maldini: Montolivo është Pirlo i ri i Milanit!
Maldini: Montolivo është Pirlo i ri i Milanit!
  • Foto nga AlbaniaBet

    Rikardo Montolivos


Reklama Vodafon
Milan – 23 Shkurt 2013   Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, i është shtuar atyre që i kanë thurur elozhe Rikardo Montolivos, duke e cilësuar si Andrea Pirlon e ri për kuqezinjtë. Mesfushori që u transferua nga Fiorentina, ka qenë në qendër të lojës së skuadrës në javët e fundit dhe dhuroi një provë të shkëlqyer kundër Barcelonës ku kishte përballë disa nga mesfushorët më të njohur në futbollin botëror. "Montolivo më ka çuditur. Ai ka qenë i qëndrueshëm dhe ka treguar se mund të përshtatet në role të ndryshme”, shpjegoi Maldini për "La Gazzetta dello Sport”. "Ai është një futbollist vendimtar, një lojtar që mund të plotësojë boshllëkun e lënë pas largimit të Andrea Pirlos. Ai ka forcë fizike, di të fitojë topin, ka vizion, ka gjithçka”, shpjegoi mbrojtësi legjendar i kuqezinjve dhe përfaqësues italiane të futbollit. Ky vlerësim vjen pas atij që vetë drejtuesit e kuqezinjve i bënë lojtarit, ku i pari ishte Adriano Galiani që tregoi se si transferimi i tij ishte ideuar pikërisht që ai të zinte vendin e mesfushorit i cili braktisi kuqezinjtë për t’u bashkuar me Juventusin. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 644 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]