Main » 2013 » Janar » 30 » Lojtaret kosovare preferohen nga Kombetarja, por jo nga klubet shqiptare
10:03:15 Lojtaret kosovare preferohen nga Kombetarja, por jo nga klubet shqiptare | ||
Lojtaret kosovare preferohen nga Kombetarja, por jo nga klubet shqiptare
Asnje trajner kosovar ne Shqiperi Megjithese, ne kampionatin shqiptar duhet pranuar se ka pasur rastin te luajne shume futbolliste kosovare, deri me tani nuk kemi patur asnje trajner kosovar te udheheqe nje skuader shqiptare.
"Eshte e vertete qe nuk ka depertuar ende ndonje trajner kosovar ne klubet shqiptare, edhe pse cilesia e tyre eshte e kenaqshme. Kjo per faktin se mungojne menaxhere te mirefillte, pastaj edhe informimi nuk ka qene shume i madh”, tha Sokoli, sipas te cilit e vetmja zgjidhje eshte Liga e perbashket.
"Gjitha keto gjera qe po i diskutojme kane vetem nje zgjedhje. Ligen Mbarekombetare. Atehere do te ishte gjithcka ndryshe”, tha Sokoli.
Ana financiare
Ndryshe nga Sokoli, kapiteni i Prishtines, Driton Krasniqi, mendon se arsyeja vetme pse numri i kosovareve eshte i vogel ne kampionatin shqiptar eshte ana financiare.
"Kane ndryshuar rrethanat edhe ne Shqiperi. Ne kohen kur kam luajtur une financat kane qene shume me te medha, per kete arsye edhe numri i lojtareve eshte i vogel. Ne asnje menyre nuk mendoj se eshte cilesia apo mosbesimi. Une neser mund te kaloj ne Shqiperi, sikur te paguheshim me mire”, tha Krasniqi, i cili thote se ne Shqiperi ka nje respekt te madh per lojtaret nga Kosova.
"Une edhe sot sikur te shkoj tek Besa ose Shkumbini, shkoj si ne shtepine time. Me presin aq mire dhe kane besim te ne, por po e perseris eshte ana financuar ajo qe e ka zvogeluar numrin e lojtareve kosovare ne Shqiperi”, perfundoi Driton Krasniqi.
/(e.s) albaniabet/
| ||
|
Total comments: 0 | |