Inter – 18 Shkurt 2013
Media franceze dje ka lëshuar bombën se në fund të këtij sezoni, PSG-ja nuk do i rinovojë kontratën jo vetëm trajnerit Carlo Ancelotti, por edhe Drejtorit Sportiv të ekipit, Leonardos. Ky i fundit, i cili tradhtoi Interin për të mbuluar një rol drejtues në klubin e sheikëve nga Katari mund ta gjejë veten pa punë në muajt e ardhshëm dhe e gjithë kjo për shkak të një mbërritje të mundshme të Jose Mourinhosnë Paris (portugezi dhe braziliani nuk kanë patur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin).
Sipas të gjitha gjasave braziliani, i cili stërvitet për disa muaj zikaltrit, mund të kthehet përkrah Massimo Morattit në një rol si vëzhgues dhe ekzekutiv i merkatos.
/(e.s) albaniabet/