Main » 2013 » Shkurt » 6 » Kukeli nga spitali: Falenderoj Tifozat Kuq e Zi për përkrahje
12:51:50
Kukeli nga spitali: Falenderoj Tifozat Kuq e Zi për përkrahje
Kukeli nga spitali: Falenderoj Tifozat Kuq e Zi për përkrahje
  • Foto nga AlbaniaBet

    Burim Kukeli


Reklama Vodafon
Legjonaret – 06 Shkurt 2013   Ndeshja e fundit përgatitore ka qenë fatzezë për Burim Kukeli, pasi që ai duke luajtur në fanellën e FC Zurichut ka pësuar një thyerje të dyfishtë të këmbës së djathtë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në miqësoren me Belinzonën, kur në minutën 74, Kukeli e pësoi nga një ndyërhje e ashpër, gjë që shkaktoi ndërprejen edhe të lojës. Biseda është bërë nëpërmjet lidhjes telefonike, deri sa Kukeli vazhdon të jetë i shtrirë në spital. Në një intervistë ekskluzive për portalin sporti1.com, Burim Kukeli ka folur për lëndimin e rëndë që e pësoi në miqësoren me ekipin e Zurichut. "Para dy ditësh jam bërë operacion, tash ndjehem pak më mirë, operimi zgjati gati 3 orë. Sipas mjekëve gjendja ka qenë shumë e vështirë, por me gjithatë intervenimi ka pasur sukses në këmbën e djathtë që e kam pasur të thyer në dy vende”, tha Kukeli për sporti1.com. "Nuk besoj se do të luaj 6-7 muaj më së paku”, tha ai. Kukeli nuk e di sigurt nëse ndërhyrja ka qenë e qëllimshme. "Nuk e di nëse ndërhyrja ishte e qëllimshme apo jo, nuk jam duke menduar fare këtë. E di se kam qenë i shokuar me ngjarjen, lëndimi ka qenë një dhembje e papërshkrueshme. Për mua më e rëndësishme është të kalojë këtë fazë pas lëndimit. Shpresoj të shërohem sa më parë”. "Lëndimi im është shumë i rëndë, nuk do të dëshiroja që të përjeton atë asnjë njeri dhe asnjë futbollist. Ky lëndim të tregon se sa reziqe ka në futboll, por prapë jam i motivuar të punoj për t’u kthyer në fushë”. Mesfushori i kombëtares tha se ka pasur përkrahje nga klubi i FC Zurichut, ndërsa interesimin e kishte shprehur edhe trajneri i kuqezinjëve, Gianni De Biasi. "FCZ më ka ndihmuar në të gjitha mënyrat e duhura. Nga kombëtarja më ka telefonuar, trajneri De Biasi i cili më ka uruar shërim sa më parë”. Ai nuk harron të flas edhe për kombëtaren dhe ndeshjen me Gjeorgjinë. "Është një lojë miqësore, besoj se na duhet të gjithëve për të kuptuar lojën e njëri tjetrit dhe me lujtur si ekip i bashkuar. Kombëtares i dëshiroj çdo të mirë edhe pa mua. Falënderojë edhe tifozat kuqezi për përkrahjen e dhënë. Shpresoj ti kthehem sa më parë fushës për të luajtur”, tha Kukeli. /(e.s) albaniabet/


Category: LEGJONARET | Views: 403 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]