Main » 2013 » Shkurt » 7 » Kombetrja shqiptare mundet ne shtepi
10:03:59
Kombetrja shqiptare mundet ne shtepi
Kombetarja shqiptare mundet ne shtepi
  • Foto nga AlbaniaBet

    Pamje nga ndeshje Shqiperi-Gjeorgji


Reklama Vodafon
Kombetarja – 07 Shkurt 2013   Kombetarja shqiptare e ka nisur me kemben e majte vitin, duke humbur ndeshjen e pare te zhvilluar ne shtepi. Per fat ka qene nje miqesore ndaj Gjeorgjise, kundershtarit te zakonshem te Shqiperise. Shqiperia ka humbur me rezultatin 2-1 edhe pse ka qene e para qe ka kaluar ne avantazh. Ne minuten e 25-te, Agolli nga e majta leshon nje top ne zonen gjeorgjiane dhe Erjon Bogdani kercen ne mes te mbrojtesve miq, qe mbeten statike dhe me koke e dergon topin ne rrjete, 1-0. Por pas 15 minutash vjen nje gol identik i miqve si ai qe shenoi Bogdani. Kenia nga e majta leshon nje top ne zone dhe i Vatsadze qe hyri si zevendesues "i harruar” ne qender te mbrojtjes sone, zhytet me koke dhe shenon, 1-1. Ne pjesen e dyte te lojes, futbollistet e Shqiperise e kerkuan golin e fitores, por qe nuk e arriten, kurse mysafiret ne minuten e 82-te shenuan golin e dyte dhe te fitores ne kete ndeshje. Kjo ndeshje ishte nje test zhgenjyese per trajnerin Gianni De Biasi para ndeshjes kualifikuese per Kupen e Botes "Brazili 2014”, qe luhet me 22 mars ndaj Norvegjise. SHQIPERI-GJEORGJI 1-2 Golat: Bogdani 25′ / Vatsadze 41′, Lobzhanidze 82′ Shqiperia: E.Berisha, Osmani, Curri, A.Lila, Agolli, Roshi, E.Bulku, Cana, Vila, Bakaj, Bogdani. Trajner: De Biazi Gjeorgjia: Kvaskhvadze, Lobzhanidze, Grigalava, Kandelaki, Khizanishvili, Kashia, Kobakidze, Dzalamidze, Kenia, Targamadze, Mchedlidze ((Vatsadze 20′). Trajner: T. Ketsbaja Gjyqtar: Dimitar Nakarovski (Maqedoni) /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 193 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]