Main » 2013 » Janar » 18 » Kombetarja serish ne vendin e 63-te
13:46:14
Kombetarja serish ne vendin e 63-te
Kombetarja serish ne vendin e 63-te
  • Foto nga AlbaniaBet

    Lojtaret e Kombetares gjate nje seance stervitore


Reklama Vodafon
Kombetarja – 18 Janar 2013   Kombëtarja shqiptare është renditur në pozitën e 63-të, në renditjen më të re të FIFA-s, të publikuar të enjten. Kuqezinjtë nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje kohëve të fundit, por kanë arritur ta mbajnë vendin e 63-të në ranglistën botërore të kombëtareve të futbollit, të cilën e mbanin edhe muajin e kaluar. Shqipëria gjendet prapa Sierra Leones dhe përpara Kanadasë. Ekipi i Gianni De Biasit ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 6 shkurt në Tiranë me Gjeorgjinë. Ndërsa, në renditjen e përgjithshme, Spanja vazhdon ta ruajë primatin e Kombëtareve, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Duhet cekur se në dhjetëshen e parë nuk pati kurrfarë lëvizje. /(e.s) albaniabet/


Category: KOMBETARJA | Views: 509 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]