Main » 2013 » Janar » 17 » Koleksioni i shiritave te kapitenit John Terry
10:36:00
Koleksioni i shiritave te kapitenit John Terry
Koleksioni i shiritave te kapitenit John Terry
  • Foto nga AlbaniaBet

    Shiritat e John Terry


Reklama Vodafon
Chelsea – 17 Janar 2013   ‘Kapiten, lider, legjendë’, shkruan në parullat e shikuesve në Stamford Bridge për kapitenin John Terry. Këto fjalë do të thonë shumë për qendërmbrojtësin e Chelseat, njëjtë si kjo foto, e cila është postuar nga vet ai në Instagram. Terry e postoi foton e disa shiritave të kapitenit, të cilët i ka vendosur në dorën e tij gjatë karrierës. "I kam ruajtur të gjithë shiritat e kapitenit nga secila ndeshje që kam luajtur. Ky është një koleksion i vogël”, ka shkruar përfaqësuesi anglez. Ato përfshijnë shirita nga ndeshje të ndryshme që ka zhvilluar ai me Chelsean dhe Anglinë, përfshirë këtu edhe shiritin me mbishkrimin ‘Të bashkuar kundër racizmit’, të cilin e kishte vendosur ndaj Shakhtar Donetskut këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Ish kapiteni i Anglisë e ka udhëhequr ekipin londinez që nga vera e vitit 2004, duke fituar 12 trofe. Ai po ashtu e vendosi disa herë shiritin e kapitenit për Anglinë, para se të pensionohej nga futbolli ndërkombëtar në shtator të vitit të kaluar. /(e.s) albaniabet/


Category: PREMIER LIGA | Views: 381 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]