Main » 2013 » Janar » 18 » Kaka serish ne Milano?
13:52:19
Kaka serish ne Milano?
Kaka serish ne Milano?
  • Foto nga AlbaniaBet

    Rikardo Kaka


Reklama Vodafon
Milano – 18 Janar 2013   Pas një darke me Robinjon në Milano, Kaka tha: "Për mua është një situatë delikate. Nëse Reali dhe Milani do të vien dakord, jam gati të bëj një sakrificë dhe të rikthehem në Milano”. Fjalë që kanë nisur një tjetër "torturë” në shtëpinë e Milanit. Adriano Galiani për momentin e ka përgënjeshtruar një hipotezë të tillë, megjithë dëshirën e madhe të tifozëve. Por, pavarësisht kësaj, drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar një takim me dy agjentët e tij. Ndërsa Kaka është rikthyer dje në Madrid, Gaetano dhe Dario Paolilo kanë qenë në rrugën Turati, në selinë e Milanit, ku janë takuar me administratorin Adriano Galiani si edhe Barbara Berluskonin. Një shenjë kjo, që s’bëhej fjalë për një takim dosido. Hipoteza që po shqyrton Milani është ajo e huazimit, pasi Galiani e ka thënë hapur se Rikardo Kaka ka një rrogë shumë të lartë te Reali. "Është e pamundur për shkak të rrogës shumë të lartë”, është shprehur ai. Por, vetë Kaka është shprehur se është gati të sakrifikohet për dashurinë që ka për Milanin. Tashmë duhet gjetur një marrëveshje me Realin e Madridit. Nuk do të jetë e lehtë, por tifozët e Milanit ëndërrojnë. E ndërkohë, ditën e djeshme Milani ka patur një tjetër vizitë shumë të rëndësishme, transmeton BW. Mino Raiola, agjenti i Mario Balotelit, ka takuar Adriano Galianin për të folur për sulmuesin e Sitit. Baloteli është kthyer sërish në qendër të vëmendjs për këtë klub. "Pata një takim me Raiolën, por është normale, – deklaroi Galiani. – Hipoteza Kaka është e vështirë, do të më pëlqente, por është e vështirë”, tha më tej ai. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 563 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]