Main » 2013 » Janar » 19 » Jorente dhe Boriello tani jane te Juventusit
09:55:35
Jorente dhe Boriello tani jane te Juventusit
Jorente dhe Boriello tani jane te Juventusit
  • Foto nga AlbaniaBet

    Fernando Jorente dhe Marko Borrielo


Reklama Vodafon
Juventus – 19 Janar 2013   Marko Borrielo menjëherë, Fernando Jorente në qershor. Ky është plani i Juventusit për merkaton. Presidenti i Xhenoas, Preciozi, është gati ta lëshojë në formë huazimi Borrielon, i cili me Juventusin fitoi kampionatin sezonin e shkuar.

Ndërkaq, firma me Fernando Jorenten duket çështje orësh. Njëri prej avokatëve të lojtarit është në Torino për të përmbyllur marrëveshjen që fillon më 1 korrik. Bëhet fjalë për një kontratë katër vjeçare me 4.5 milionë euro në sezon për sulmuesin e Bilbaos.

Paralelisht me afrimet, klubi bardhezi po punon edhe për të mbajtur "senatorët” e ekipit. Në këtë kuadër, janë gati rinovimet deri në vitin 2015 për Xhixhi Bufonin dhe Andrea Pirlon.. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 424 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]