Main » 2013 » Shkurt » 8 » Jarmolenko, objektivi i radhës i Murinjos
10:05:17
Jarmolenko, objektivi i radhës i Murinjos
Jarmolenko, objektivi i radhës i Murinjos
  • Foto nga AlbaniaBet

    Andri Jarmolenko


Reklama Vodafon
Real Madrid – 08 Shkurt 2013   Andri Jarmolenko është sulmuesi që Zhoze Murinjo ka piketuar si përforcimin e ardhshëm të Real Madrid. Trajneri portugez ka dërguar asistentët e tij, Aitor Karanka dhe Rui Faria në stadiumin e Seviljes, ku është zhvilluar ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Norvegjisë dhe ku 23 vjeçari shkëlqeu me lojën e tij. Dy asistentët e Murinjos u vunë re në shkallët e stadiumit duke mbajtur shënime për lojtarin i cili ishte protagonisti absolut i ndeshjes duke nisur aksionin e golit të parë dhe duke shënuar vetë të dytin në suksesin 2-0 të Ukrainës. Të dy u larguan vetëm në momentin kur trajneri i Ukrainës e zëvendësoi atë në pjesën e dytë të ndeshjes. Dinamo Kiev ka një kontratë deri në vitin 2015 me futbollistin, dhe sipas asaj që është mësuar, ai vlerësohet 22 milion euro, shifër e cila i është konfirmuar Milanit, skuadrës që është interesuar për gjatë verës së kaluar. Menaxheri i tij, Mikhail Gulordava, ka bërë të ditur se vetëm për një shumë të tillë ai mund të lëvizje nga Dinamo Kiev. "Pronari i Dinamos, Igor Surkhis, ishte ai që hodhi poshtë çdo ofertë të Milanit. Ai është shumë i pasur dhe nuk e sheh të nevojshme të shesë lojtarë. Çdo ofertë që bëhet, duhet të jetë shumë tërheqëse”, tha ai. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 451 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]