Main » 2013 » Shkurt » 13 » Ja kush eshte tifozeria me raciste ne bote
10:54:44
Ja kush eshte tifozeria me raciste ne bote
Ja kush eshte tifozeria me raciste ne bote
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto reale


Reklama Vodafon
ZENIT – 13 Shkurt 2013   Jetojmë në një epokë ku dallimet racore, fetare apo ideore nuk përbëjnë asnjëproblem në marrëdhëniet mes njerëzve apo popujve ose më mirë duhet të përbëjnë asnjëproblem. Por ka ende njerëz, vende dhe popuj që ushqehen çdo ditë me urrejtje të shfrenuar për popuj apo kombe të tjera, të ndikuar edhe nga politika e përditshme. Përveç maqedonasve apo serbëve, të cilët presin ndeshjet e futbollit për të treguar urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve, edhe rusët ndjekin të njëjtin shembull, megjithëse historikisht (përveç marrëdhënieve gjatë BS) nuk kanë patur asnjë problem me ne. Dhe këtu dallohen tifozët e Zenit St.Peterburg. Tifozeri e dhunshme dhe problematike për autoritetet ruse sa herë që ka evenimente sportive. Pavarësisht ligjeve të ashpra kundër huliganizmit sërish ata shpesh herë kanë bërë xhiron e botës falë gjesteve të tyre anti-sportive. Këtu mund të përmendin djegjen e falmurit të Shqipërisë dhe Kosovës. Nesër starton Europa League e bashkë me të edhe ndeshja delikate Zenit-Liverpool. Frika e ndonjë përplasje mes tifozerive apo e koreve raciste ka bërë që klubi nga "Anfield Road" të paralajmërojë klubin rus se që në ofendimin e parë ndaj lojtarëve apo tifozëve të tyre do të merren masa të menjëhershme deri edhe në pezullin të takimit. Por a do të venë vallë tifozët më racist në botë nga ky paralajmërim? Absolutisht që jo. Përderisa kanë ofenduar me kore raciste lojtarët e tyre më të shtrenjtë siç është edhe braziliani Hulk, mund të presësh gjithçka por vetëm "sportivitet" jo. /(e.s) albaniabet/

Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 157 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]