Main » 2013 » Janar » 20 » Ja kush eshte pasardhesi i Messi-it (VIDEO)
11:29:32
Ja kush eshte pasardhesi i Messi-it (VIDEO)
Ja kush eshte pasardhesi i Messi-it (VIDEO)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Ne rreth 14 vjeçari Seung Woo Lee


Reklama Vodafon
Kore e Jugut – 20 Janar 2013   La Masia njihet si akademi prej të cilës kanë dalë shumë prej yjeve më të mëdhenj të futbollit të sotëm. Mjafton të përmendim emrin e Lionel Messit. Por, ajo është duke bërë gati edhe sensacionin e së ardhmes. Anëtar i saj është edhe 14 vjeçari Seung Woo Lee. Talenti nga Koreja e Jugut ka filluar të krahasohet me yllin argjentinas dhe parashikohet se deri më 2016 mund të debutojë me ekipin e parë, në moshën 17 vjeç, njësoj siç bëri Messi. La Masia është akademia më frytdhënëse e viteve të fundit. ‘Fabrika’ e Barcelonës ka prodhuar talentë të shumtë, të cilët formojnë thelbin e skuadrës aktuale të gjigantit katalan. Në mesin e tyre edhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi. Por, ka edhe të tjerë përfshirë Pep Reina (Liverpool), Oriol Romeu (Chelsea) e Mikel Arteta (Arsenal), që kanë bërë emër edhe në Premierligë. Kurse, në mesin e shumë talentëve që zhvillohen aktualisht në akademinë La Masia, është një i cili veçohet nga të tjerët. Emri i tij është Seung Woo Lee. Ai është 14 vjeç, dhe vjen nga Koreja e Jugut. Barcelona e zbuloi vitin e kaluar gjatë Kampionatit botëror U-13 në Afrikën e Jugut dhe reagoi shpejt duke e sjell në La Masia. Seung u gjend shkëlqyeshëm te skuadra katalane dhe ka filluar të quhet "Messi korean” pasi me lojën dhe veprimet e tij kujton yllin argjentinas. Para disa javësh realizoi katër gola në fitoren e Barcelonës ndaj Tortosom 7:0 kurse i jashtëzakonshëm ishte goli i tij i tretë të cilin e realizoi në mënyrë me të cilën konfirmoi kualitetet e tij prej talentit të madh dhe një futbollisti për të cilin do të dëgjojnë shumë shpesh në të ardhmen. Koreani i ri ka shkëlqyer edhe në periudhën e fundit duke realizuar atë që është shpallur si goli më i bukur i ekipeve të reja të Barcelonës. Ekspertët parashikojnë se Seung më 2016 do të debutojë me ekipin e parë të Barcelonës. Atëherë do të jetë 17 vjeç e në moshë të njëjtë paraqitjen me ekipin senior e bëri edhe Lionel Messi. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 446 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]