Main » 2013 » Janar » 19 » Ja kush do ta zëvendësojë Viktor Valdezin
09:48:57
Ja kush do ta zëvendësojë Viktor Valdezin
Ja kush do ta zëvendësojë Viktor Valdezin
  • Foto nga AlbaniaBet

    Victor Valdes


Reklama Vodafon
Barcelona – 19 Janar 2013   Një ditë pasi Victor Valdes refuzoj përfundimisht të vazhdoj kontratën me Barcelonën, mediat e lidhura me Barcelonën kanë hapur dilemën se kush do ta pasoj atë te skuadra katalonase. Janë gjashtë portier në listën e Barcelonës që mund të pasojnë Viktor Valdes. David De Gea është një nga më të dëshiruarit. Portieri i Manchester United pëlqehet shumë nga Zubizarreta, duke e ditur se edhe vetë ka qenë portier dhe njeh aftësit e portierëve. Manuel Neuer është poashtu në listën e të preferuarve. Problem kryesor për të është vlera e lartë e tij në treg. Thiabout Courtouis është njëri nga të pëlqyerit. Portieri i Chelseat që luan në Athletico Madrid po kalon formë të lartë në dy edicionet e fundit te skuadra spanjolle. Maarten Stekelenburg është një nga opsionet. Portieri i Romës ka humbur vendin në javët e fundit te skuadra e Zeman pas paraqitjeve të mira të uruguajanit Goicochea. Një nga opsionet kryesore është edhe blerja e Vicent Guaitas. Portieri spanjoll njihet për pritjet e tij bombastike, sidomos në ndeshjet ndaj Real Madridit. E hapur mundësija është edhe për blerjen e portierit të ri gjerman Marc Andre Ter Stegen. Portieri i Borusia Monchengladbach është vetëm 20 vjeç. . /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 421 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]