Main » 2013 » Shkurt » 9 » Ja ekipi shqiptare qe ka lidhje me trukimet
10:03:28
Ja ekipi shqiptare qe ka lidhje me trukimet
Ja ekipi shqiptare qe ka lidhje me trukimet
  • Foto nga AlbaniaBet

    Foto ilustruese


Reklama Vodafon
Skenderbeu – 09 Shkurt 2013   "Edhe pse zyrtarët e klubit kanë mohuar përfshirjen, disa njerëz, që po luftojnë kundër trukimit të ndeshjeve, kanë vënë gishtin te Skënderbeu, një skuadër e divizionit elitar të Shqipërisë, si shkelësin kryesor në këtë drejtim. Sipas një burimi, të cilin unë kontaktova këtë javë, nga 90 deri 95% e basteve mbi disa ndeshje të Skënderbeut kanë qenë me përfitueshmëri financiare, një shenjë e qartë e trukimeve". Ky është vetëm një pasazh i shkurtër, në një editorial të gjatë të një prej gazetarëve të "ESPN The Magazine", Brett Forrest, ku ky ka analizuar me imtësi çështjen e trukimit të ndeshjeve, menjëherë pas daljes publike të Europol-it, ku u dha alarmi mbi trukimin e rreth 700 ndeshjeve në të gjithë botën. "Një burim, me të cilin bisedova të enjten, theksoi se personat, që merren me trukimin e ndeshjeve, janë fokusuar tashmë te ndeshjet miqësore mes klubesh, takime rutinë këto, që zhvillohem mes ekipeve të kampionateve të ndryshme të shteteve të ndryshme. Për shembull, një ekip skandinav, arriti një marrëveshje për të luajtur një ndeshje miqësore në klimë të ngrohtë e me diell, gjatë periudhës së dimrit, kur dëbora mbulon gjithçka në vendin e tyre dhe lojtarët kanë nevojë për ushtrime në terren. Pa dijeninë e dikujt te klubi skandinav, kundërshtari i tij, ekip nga një prej kampionateve të Europës lindore, ka patur një tjetër motiv, të ndryshëm nga stërvitja. Dy ekipet u takuan në brigjet turke të Mesdheut, dhe trukimi u realizua", citon Top-Channel. Ka qenë pikërisht vazhdimi i këtij analizimi, që ka nxjerrë në pah emrin e klubit korçar, edhe pse autori i këtij rrëfimi nuk ka përmendur në asnjë moment emrin e ekipit skandinav. Gjithsesi, ajo që dihet me siguri, është se ekipi i Skënderbeut zhvilloi këtë sezon fazën përgatitore në Portugali, ku dhe zhvilloi 3 ndeshje miqësore: Skënderbeu-Silkeborg 2-4, korçarët kanë qenë në avantazh 2-0 gjatë pjesës së parë, por në fund janë mposhtur, Rapid Vienna-Skënderbeu 1-0 dhe Skënderbeu-Mattersburg 0-4. /(e.s) albaniabet/


Category: SUPERLIGA | Views: 160 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]