Main » 2013 » Janar » 17 » Ja ekipi ideal i UEFA-s
10:39:31
Ja ekipi ideal i UEFA-s
Ja ekipi ideal i UEFA-s
  • Foto nga AlbaniaBet

    Ekipi i Uefa-s


Reklama Vodafon
UEFA – 17 Janar 2013   UEFA e ka publikuar të mërkurën ekipin ideal për vitin 2012, i cili u votua nga 5,3 milionë njerëz. Kjo listë dominohet nga lojtarët e La Ligas, me katër lojtarë të Real Madridit dhe katër të Barcelonës. Vetëm Philipp Lahm, Thiago Silva dhe Andrea Pirlo vijnë nga ligat e tjera evropiane. UEFA e ka zgjedhur të mërkurën ekipin ideal të vitit 2012. Edhe në këtë listë, njëjtë si në atë të FIFA-s, që u publikua ditë më parë, vërehet dominimi absolut i lojtarëve nga La Liga spanjolle. Të vetmit që bëjnë përjashtim janë Philipp Lahm, Thiago Silva dhe Andrea Pirlo, të cilët luajnë në Bundesligë, Ligue 1, respektivisht Serie A Edhe në këtë zgjedhje, Real Madridi dhe Barcelona janë më të përfaqësuarit, me nga katër lojtarë, ndërsa spikat në sulm dyshja Messi-Ronaldo. Pesë lojtarë nga kampioni evropian Spanja bëjnë pjesë në këtë ekip, i cili u votua nga 5,3 milionë njerëz në uebfaqen zyrtare të Federatës Evropiane të Futbollit. Ekipi i UEFA-s, Formacioni: 4-4-2 
Portier 
Iker Casillas (Real Madrid) 
Në vitet e fundit jemi bërë kampionë evropianë dhe botërorë. Njerëzit nuk duhet ta harrojnë se kjo nuk është e lehtë. Ekipet tjera kombëtare janë duke ndryshuar dhe duke u zhvilluar, i cili është po ashtu faktor. Fatmirësisht, mendoj se ne kemi ende atë që na nevojitet për një kohë të gjatë. 
Mbrojtës 
Sergio Ramos (Real Madrid) 
Ne jemi të vendosur për atë që e bëjmë. Dhe, nëse tregohesh në nivelin individual, është për shkak të punës kolektive. Në këtë aspekt, ne jemi të lumtur me mbrojtjen tonë në përgjithësi. Jo vetëm unë dhe Piqué, por edhe lojtarët tjerë kanë dhënë gjithçka në fushë. 
Gerard Piqué (Barcelona)
 Janë shumë gjëra prapa skenës të cilat njerëzit nuk i shohin. Njerëzit mund ta shohin produktin final që ndodh nëpër stadiume, por prapa saj ekziston një punë e madhe, shumë vuajtje dhe sakrificë. Ekziston një dëshirë e madhe për të fituar dhe në fund arrihet rezultati final, të cilin njerëzit e shohin. Por, prapa kësaj ekziston një punë e madhe. 
Philipp Lahm (Bayern München)
 Unë e di se mund të luaj në nivele të larta në cilindo krah. Gjithmonë e kam dëshmuar këtë në fushë, si me Bayernin ashtu edhe me ekipin kombëtar. E kam dëshmuar se mund të luaj edhe në të majtë edhe në të djathtë. Por, në fund ai që vendos është trajneri. 
Thiago Silva (Paris Saint-Germain FC)
 Unë gjithmonë tentoj t’i bëj gjërat më të thjeshta dhe t’i sjell ekipit siguri, sepse nuk mund të prisni nga qendërmbrojtësi të shkojë në sulm dhe të shënojë gola. Kjo është puna ime, puna ime është të mbrohem. Shpresoj se me kalimin e viteve, unë mund ta mbaj formën e njëjtë, në mënyrë që të mund të marr shpërblime të tilla. 
Mesfushorë 
Andrés Iniesta (Barcelona)
 Jam mjaft i lumtur dhe i nderuar që e fituam ‘treshen’. Dy evropiane dhë një Botëror rresht, të cilën gjë nuk e kishte bërë askush më parë. Është diçka historike. Në futboll, është e vështirë të shkosh gjithmonë deri në fund, kështu që ne do ta japim më të mirën për ta arritur një tjetër finale. 
Xavi Hernandez (Barcelona)
 Jam mjaft krenar. Është një nder për mua që jam votuar në këtë ekip me lojtarë të mëdhenj evropianë, por edhe botërorë. Vetëm dua ta jap më të mirën, duke ndihmuar në fitore dhe në arritje të mëdha me klubin dhe ekipin kombëtar. Kam kaluar periudha të mrekullueshme në botën e futbollit dhe dua të vazhdoj me këtë. 
Andrea Pirlo (Juventus)
 Eh, duhet të dini mjaftueshëm për gjithçka. Duhet të dini se si të mbroheni, si të sulmoni, si ta drejtoni lojën, ta fitoni topin dhe të shënoni gola – thjeshtë gjithçka. Unë vetëm mundohem ta jap më të mirën në stërvitje dhe të jem i gatshëm për ndeshje. Sa më i vjetër bëhesh, bëhet edhe më e rëndësishme të ushtrosh dhe të fokusohesh në çdo detaj, vetëm për të mbetur në formë të njëjtë për një kohë sa më të gjatë. 
Mesut Özil (Real Madrid)
 Unë jetoj në Madrid, ekipi më mbështet shumë, trajneri ka besim tek unë, kështu që unë e harxhoj të gjithë potencialin që kam në fushë. Për ekipin kombëtar po ashtu kam besim tek trajneri dhe shokët e skuadrës. Unë e shijoj jashtë mase edhe këtë eksperiencë dhe jam krenar që luaj për Gjermaninë. Sulmues 
Lionel Messi (Barcelona)
 Çdo vit mundohem të zhvillohem dhe të bëhem lojtar më i mirë. e kam fatin e mirë që shënoj shumë gola, por siç e kam thënë gjithmonë, nuk është objektiv imi ta ngre numrin e golave çdo vit. Objektiv real imi është që të fitoj sa më shumë trofe dhe për këtë jam i përqendruar. 
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
 Unë do të kem gjithmonë përgjegjësi, por jo shumë presion. Ne mund të përmirësohemi në çdo aspekt. Unë nuk përqendrohem në një sferë të veçantë, sepse mendoj se gjëja më e rëndësishme është që të luaj mirë dhe të punoj shumë e më shumë. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 423 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]