Milan – 18 Shkurt 2013
Daniele Massaro, pasi ka mundur Barcelonën e Yohan Cruyff, shpreson shumë se Milani i tanishëm mund të fitojë edhe kundër skuadrës më të fortë në botë, siç i quan ai katalanasit. Massaro, duke qenë se është përballur shumë herë me Barçën dhe qenë një ekspert në këtë fushë, mendimin e tij ia ka bërë të ditur edhe të përditshmes spanjolle "AS".
"Milan-Barça do të jetë një sfidë spektakolare. Për momentin Milani po luan mjaft mirë, edhe pse do ta shohim se çfarë do jetë në gjendje të bëjë kundër më të mirëve në botë. Topi është i rrumbullakët, ndaj gjithçka mund të ndodhë. Personalisht do të isha më i qetë sikur të mos luanin tre fenomenet: Xavi, Iniesta dhe Messi", ak thënë ish kuqeziu.
Massaro kthehet prapa në kohë dhe imagjinon finalen e shekullit në Ligën e Kampioneve: "Do më pëlqente të shikoja Milanin e Sacchit kundër Barcelonës së Guardiolës. Besoj se do të ishte një ndeshje e bukur, e cila do të përfundonte në barazim. Milani ynë presonte shumë asaj kohe, ishim një ekip mjaft teknik, por mbi të gjitha kishim lojtarë që bënin dallimin në fushë. Mbajmend që në 1994, kur luajtëm kundër Barcelonës, u tha se ajo përballje do të ishte finalja e shekullit. Mendoj se sfida e shekullit do të kishte qenë ai Milan kundër Barcelonës së Mesit. Mbaj mend që në finale kundër Barcelonës na mungonte Barezi dhe Kostakurta. Një javë më parë mediat thoshin se asaj Barcelone i duhej vetëm të zgjidhte vendin se ku do të pozonte me kupën.Mbaj mend gjithashtu që gjatë ndeshjes së parë shkova te Krujf, i cili ka qenë idhulli im që fëmijë për t’i kërkuar një autograf. Akoma e ruaj atë. Kur filloi ndeshja shënuam dy gola në pjesën e parë dhe e mbyllëm atë 4-0. Kemi luajtur një ndeshje perfekte. Në atë kohë ajo Barcelonë ishte skuadra më e fortë në Europë dhe kishte lojtarë si Koeman, Zubizarreta, Romario, Guardiola, Stoichkov, të cilëve u mora edhe fanellën në atë finale. Viti 1994 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për mua, pasi fitova titullin, Kupën e Kampioneve dhe Kupën e Botës. Shënova një gol fondamental kundër Interit dhe dy në finale me Barçën. Ato dy ndeshje ishin vërtet speciale për mua", përfundon ish sulmuesi i Milan.
/(e.s) albaniabet/