Main » 2013 » Shkurt » 11 » Interi fiton dhe i afrohet Champions (VIDEO)
10:04:50
Interi fiton dhe i afrohet Champions (VIDEO)
Interi fiton dhe i afrohet Champions (VIDEO)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Milito dhe Kasanon


Reklama Vodafon
Interi – 11 Shkurt 2013   Interi ka arritur të kthehet në garën për renditjen mes tre skuadrave të para në Serinë A, pasi ka fituar 3-1 me Kievon dhe ka përfituar nga barazimet e skuadrave rivale, Napoli, Lacio dhe Milan. Zikaltërit kanë bërë gjithçka mirë që në fillimin e ndeshjes, duke kaluar në avantazh me Kasanon. Por pas reagimit të Kievos dhe barazimit të skuadrës veroneze me Rigonin, Interi është zgjuar edhe një herë dhe ka rivendosur avantazhin falë një gjuajtje me kokë të Ranokias. Më pas, takimi ka folur tërësisht për ekipin e Stramaçionit që ka krijuar raste të njëpasnjëshme, duke goditur edhe traversën me Garganon. Por goli i tretë nuk do të vonojë dhe vjen në fillimin e pjesës së dytë më autor Militon, që gjen rrugën e rrjetës për herë të parë në vitin 2013. Pavarësisht rasteve të humbura nga Palacio për të thelluar avantazhin, Interi del i kënaqur nga fusha me fitoren 3-1 që e çon vetëm një pikë larg Lacios së vendit të tretë dhe kthen buzëqeshjen në radhët e një skuadre që po kalonte një krizë të mirëfilltë rezultatesh. /(e.s) albaniabet/


Category: SERIA A | Views: 491 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]