Barcelona
– 21 Shkurt 2013
Fantazisti i Barcelonës Andres Iniesta është i vetëdijshëm se katalanasit nuk ishin në formën e tyre më të mirë në përballjen me Milan pasi nuk treguan asgjë nga ato çka ata dinë të bëjnë më mirë në fushën e lojës. Por katalanasi nuk bie në pesimizëm. Numri 8 i Barçës zotohet se të gjitha gabimet do të shlyhen në ndeshjen e kthimit në "Camp Nou".
"Nuk na mungoi vetëm një detaj, por shumë gjëra. Rastet për gol, freskia, hapësirat në fushë. Ishte një ndeshje e dobët për ne në shumë aspekte. Megjithatë nuk jemi eliminuar. Në fushën tonë do përmbysim gjithçka. Jam i bindur se do i shlyejmë të gjithagabimet që bëmë në transfertë, duke fituar bindshëm", deklaroi mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta.
/(e.s) albaniabet/