Main » 2013 » Shkurt » 20 » Ikin Mourinho dhe Ronaldo, vijnë 4 të tjerë
13:53:56
Ikin Mourinho dhe Ronaldo, vijnë 4 të tjerë
Ikin Mourinho dhe Ronaldo, vijnë 4 të tjerë
  • Foto nga AlbaniaBet

    Jose Mourinho


Reklama Vodafon
Real Madrid – 20 Shkurt 2013   Jose Mourinho do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, për këtë janë të bindur të gjithë në Spanjë. Madje është zbuluar edhe shifra, që Florentino Perez do t’i japë trajnerit për të zgjidhur kontratën, e cila skadon në 2016-n: plot 10 milionë euro. Presidenti duket i lodhur nga Mourinho, mbi të gjitha kur kujton atë mungesë në ceremoninë e "Topit të Artë". Portugezi kishte thënë se duhej të punonte për Realin, por në të vërtetë shkoi për të parë të birin teksa luante. Një zhvlerësim imazhi, të cilin Perez nuk e ka kapërdirë. I njëjtë duket edhe fati i Cristiano Ronaldos, i cili nuk i është përgjigjur më propozimit për rinovimin e kontratës. Perez është i lodhur nga kjo situatë dhe mund ta lërë të largohet: PSG-ja është në "pole position" për të dy portugezët. Por, projekti i Real Madrid nuk ndalet këtu. Me paratë e siguruara nga shitja e "CR7", plus një investim të vogël shtesë, Perez kërkon të blejë Bale, Neymar, Isco dhe David Silva. /(e.s) albaniabet/


Category: LA LIGA | Views: 170 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]