Main » 2013 » Shkurt » 6 » Ibra: “ Messi eshte me i mire ne bote, nuk ka gare me te”
12:14:05
Ibra: “ Messi eshte me i mire ne bote, nuk ka gare me te”
Ibra: " Messi eshte me i mire ne bote, nuk ka gare me te”
  • Foto nga AlbaniaBet

    Ibrahimovic me Messi-n


Reklama Vodafon
PSG – 06 Shkurt 2013   Ibra: " Messi eshte me i mire se une, eshte me i miri ne bote, nuk ka gare me te” Ishte e nevojshme nje shfaqje zyrtare, si konferenca per shtyp qe foli per miqesoren Argjentine – Suedi, qe ta bente Ibrahimovic-in te fliste mire per Messi-n. " Mendoj se Messi eshte nje lojtar fantastik. Ne nivel individual eshte me siguri me i miri ne bote. A eshte me i mire se une? Pas asaj qe ka bere Messi deri tani, nuk ka njeri qe t’i dale perpara.” Eshte e veshtire per nje njri krenar si suedezi Ibrahimovic, te pranoje se nuk eshte me i miri apo thjesht qe eshte i dyti mbas dikujt. Pas nje sere shtrengime duarsh te ftohta dhe komplimenta formale, Zlatan shpesh ka folur fjale pa vend. Si rasti per Topin e Arte: " Messi? Une kam votuar Iniesta-n. Messi nuk do t’i kishte shenuar gjithe ato gola pa nje lojtar qe do t’i pasonte topin.” Me pas ai ka bere nje shaka lidhur me pamjen e jashtme te Messi-t (qe e ka pergenjeshtruar se fundmi): " Mund te fitoje Topin e Arte por nuk besoj se do arrinte dot te blinte nje cokollate ne dyqan, pa hipur fillimisht ne shkalle.” Humori i hidhur ndaj Messit ka filluar per here te pare ne autobiografine tij, ku e ben te duket ish-trajnerin e tij, Guardiola-n, nje peng i menaxhuar nga Messi. Ndoshta tani gjerat kane ndryshuar: " Qe eshte me i miri ne bote, kete nuk e them vetem une, - ka shpjeguar Ibra, - shume njerez e mendojne si une dhe prandaj ai ka fituar gjithe ato cmime. Do te jete emocionuese te luash kunder tij ne te ardhmen.” Rivaliteti ka filluar te ndizet, dhe jo vetem me fjale, por edhe ne fushe. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 420 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]