Main » 2013 » Shkurt » 13 » Ibra me te kuq, por PSG fiton 2-1 me Valencian (VIDEO)
09:31:54
Ibra me te kuq, por PSG fiton 2-1 me Valencian (VIDEO)
Ibra me te kuq, por PSG fiton 2-1 me Valencian (VIDEO)
  • Foto nga AlbaniaBet

    Zlatan Ibrahimović duke festuar


Reklama Vodafon
UEFA CHAMPIONS LEAGUE – 13 Shkurt 2013   Paris Sent Gërmen ka marrë një rezultat shumë të rëndësishëm për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke fituar në fushën e Valencias me shifrat 2-1. Dukej se Ançeloti kishte ndarë mirë detyrat për skuadrën e tij në këtë transfertë në Spanjë, duke treguar se e ka marrë seriozisht aktivitetin. Ndonëse me Ibra, Laveci, Pastore, Verrati e Lukas njëkohësisht në fushë, PSG është e organizuar dhe nuk i lejon asnjë hapësirë kundërshtarëve. Ndërkohë, kombinimi Pastore-Laveci sjell golin e parë të PSGqë në minutën e 10-të, duke shfrytëzuar edhe një ndërhyrje aspak të sigurt të portierit Guaita. Më pas, PSGkthehet mbrapa dhe shfrytëzon kundërsulmin, i cili është ai që sjell golin e dytë në minutën e 43-të kur Lukas pason për Pastoren që dyfishon rezultatin për ekipin e tij. Por PSG nuk arrin të shënojë golin e tretë për të mbyllur ndeshjen dhe ndëshkohet në minutën e 90-të, kur Rami me kokë shkurton diferencën duke bërë më pak të hidhur këtë rezultat. Për të ndihmuar disi spanjollët mendon edhe Ibrahimoviç, i cili bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Guardado dhe largohet me karton të kuq në minutën e 92-të, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjen e kthimit që luhet në Francë. /(e.s) albaniabet/


Views: 427 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]