Main » 2013 » Shkurt » 7 » Hodgson këshillon Lampard: Mos ik nga Evropa!
10:55:13
Hodgson këshillon Lampard: Mos ik nga Evropa!
Hodgson këshillon Lampard: Mos ik nga Evropa!
  • Foto nga AlbaniaBet

    Roi Hodgson dhe Frenk Lampard


Reklama Vodafon
Angli – 07 Shkurt 2013   Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson, ka këshilluar Frenk Lampard që të vazhdojë të qëndrojë në elitën e futbollit evropian nëse vendos të largohet nga Çelsi në fund të këtij sezoni. Mesfushori regjistroi ndeshjen e tij të 94-t me fanellën e kombëtares në sfidën e fituar 2-1 ndaj Brazilit, pikërisht me golin e tij të 27-të me fanellën e "tre luanëve”. Hodgson, që vazhdon ta shohë si një alternativë shumë të vlefshme në mesfushë, shpreson që ai të mos ndjekë shembullin e Devid Bekam për të udhëtuar drejt MLS. "Mendoj se Lampard mund të regjistrojë pa problem 100 ndeshje me kombëtaren, por unë shpresoj që ai të qëndrojë në Evropë. Nuk e di si është e ardhmja e tij te Çelsi, është diçka që duhet ta zgjidhë ai me klubin. Por e di që do të ketë shumë oferta nëse vendos të largohet”. "Unë thjesht shpresoj që ta shoh atë përsëri në Evropë në sezonin ardhshëm, pasi kjo e bën punën time pak më të lehtë. Nëse ndjek shembullin e Devid, atëherë gjerat komplikohen disi, por ky nuk është një përjashtim përfundimtar”, tha trajneri i përfaqësuese angleze. /(e.s) albaniabet/


Category: KAMPIONATE TE TJERA | Views: 485 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]