Main » 2013 » Janar » 17 » Histori dhe fakte nga Kampionati i pare dhe i vetem Mbarekombetar i Futbollit
11:36:06 Histori dhe fakte nga Kampionati i pare dhe i vetem Mbarekombetar i Futbollit | ||
Histori dhe fakte nga Kampionati i pare dhe i vetem Mbarekombetar i Futbollit
Prizren, 14 qershor 1942 Prizreni - Peja 2-1
PRIZRENI: Qamili, Ismaili, Zaimi; Shporta, Xharra, Ramizi; Gota, Pali, Vraniqi, Jusufi, Hasani.
PEJA: Dari; Gjikolli, Loma; Uzuni, Hamza, S.Berisha; Morina, Luta, Abazi, Muhaxhiri, Begolli.
Golat: Pali 5′, Luta 15′, Hasani 67′.
Gjyqtar: Abdurrahm Toptani, Feti Dizdari, Galip Juka. Fitore historike: Prizreni 3-1 kunder Shkodres! Per Kosoven Shkodra ishte mbreteresha e enderruar. Dhe ndeshjet e saj ishin letrat kredencialete nje kurorezimi "sui generis”. Me 16 qershor 1942 nen drejtimin e gjyqtarit Adem Karapici, kampioni i shumehershem i SK Tiranes i viteve ’30, Shkodra dhe Prishtina dalin ne fushen e Prizrenit duke u ballafaquar pervoja shkodrane me pasionin prishtinas. Dhe perfundimisht 2-0 per Shkodren, nje Shkoder disi me e re, po qe brenda 11-shit te saj ka tre yje te ardhshem te futbollit shqiptar: Xhevdet Shaqiri, Muhamet Dibra e Bahri Kavaja ku dy te fundit vetem mbas 4 vjeteve do te jene Kampione te Ballkanit, ndersa Shaqiri po aq shpejt nje titullar i famshem i Kombetares dhe deri pertej viteve ’80 nje nga trajneret me te medhenj shqiptare. Ne 11-shin shkodran eshte dhe Ndue Pali – i vetmi i kampionateve te viteve ’30, i Flamurtarit te Vlores dhe i Vllaznise se Shkodres – i cili me 1946 bie prej toges se pameshirshme te pushkatimit te regjimit komunist. Si ne nje antiteze, po ate vit, vellai i tij, gjithashtu i paharrueshem, Pal Mirashi, behej Kampion i Ballkanit per te marre shume shpejt burgimin si dhurate. Prizren, 16 qershor 1942 Prishtina – Shkodra 0-2 PRISHTINA: Etmetiu; Nazifi, Ballanca; Bajrami, Halimi, Sulejmani; Toni, Mahmuti, Salihi, Kursami, Henci. SHKODRA: Nuti; Fani, M.Dibra; Pelinku, Nd.Pali, Nehani; Radovani, Shaqiri, Puka, Kavaja, Z.Berisha.
Golat: Berisha 73′, Shaqiri 90′.
Gjyqtar: Adem Karapici. Papritmas me mberrin nga Prishtina foto historike e ndeshjes Peja – Shkodra 0-1. Veshtroj edhe nje here kete foto historike te Nexhip Morines, i cili ka shenuar keto fjale qe ta dridhin shtatin: "Turneu ne Prizren ne territor te liruar”. Dhe me radhe emra: Nexhip Morina, Mustaf Daci, Mustaf Tabaku, Nexhat Basha, Shahin Goska, Sallabegu, Vesko…” Shoh ne kete foto nje buzeqeshje qe pershkon gjithe shpirtin futbollistik, shkodran e pejan se bashku ne fytyrat e protagonisteve. Vereni! Rralle mund te gjesh nje foto kaq vellazerore midis dy "kundershtareve”. Thuajse te gjithe jane ne krahet e njeri tjetrit.
Nderkaq, cuditerisht vemendja ne dy zonat e tjera eshte tejet e vogel. I gjithe shtypi shqiptar i kohes eshte perqendruar te ndeshjet e Zones se Veriut, pra ne Kosove. Merret me mend se per c’arsye. Sepse per here te pare Kosova e Shqiperia ishin nje. Dhe jo vetem ne futboll. Kishim te benim me ngjarjen me paprecedent ne historine e kombit shqiptar me gjithe paradoksin e pushtimit. Futbolli me Kampionatin e tij Kombetar nuk ishte thjesht emblema e gjithe ketij precedenti me jehone evropiane, por shume me teper.
Keshtu, Tirana eshte skuadra e pare qe hyn 1/2 fundore (finale). Tjeter pune eshte Zona e Jugut ose ndryshe Turneu i Beratit, i fituar nga skuadra vendase pas kesaj renditje: 1. Berati 3 1 1 0 8-2 2. Korca 3 1 1 0 11-4 3. Gjirokastra 0 0 2 2-15 Kronika fikson nderkaq, se ne diten e futbollit te pazakonte, historik shqiptar te Prizrenit kunder Shkodres me 21 qershor 1942, kane qene te pranishem 4000 shikues. Eshte nje shifer e bujshme kur dihej popullsia relativisht e vogel e qyteteve tona (Shkodra e Tirana nuk kishin me shume se nga rreth 30.000-35.000 banore). Eshte dite e diel, nje e diel e rralle futbolli per historine e Shqiperise qe brenda pak oreve mbart dy ndeshje vertet emocionuese e te rralla per kah ecuria. Ne fushe jane autoritete italiane e shqiptare si Komandanti i Divizionit "Puglia”, Gjeneral Frederico D’Arle; prefekti Sami Koka; Inspektori Federal, Dr.Antonio Cerrito; Nenfederali Beqir Spahiu. Pritej te ishte i pranishem Federali i Prizrenit, Tahir Zajmi, por ne castin e fundit vjen njoftimi per mosardhjen e tij.
Ndeshja e madhe Prizren – Shkoder fillon ne 18.30 dhe mijerat e tifozeve prizreniane ndjekin nje 45 minutesh cka fushat sportive te Kosoves nuk e kishin pa ndonjehere. Shkruan kronika: "Lojtaret prizrendian dhe shkodrane u treguen te denje per njeni tjetrin dhe hartuen se bashku nji loje te shpejte, te nxehte, te bukur, te pajisun me faza te kandshme dhe me nji endje topi ore e cas, here kah njena porte e here kah tjetra tue e lane zgjidhjen e fitimit gjithnji per ma vone. Nusja elegante e kesaj pjese te pare loje lindi dy gola tue i dergue skuadrat ne pushim ne gjendje 1-1″.
Mirepo, pjesa e dyte fillon mes nje bresheri e shiu te papame, cka veshtireson tejet tekniken e futbollit. Por te qendrojme te pjesa e pare e ndeshjes qe nis teksa ende stadiumi mbante peshen e kendshme te 2-2-shit te Peja – Prishtina. Eshte nje kronike mjaft e pasur. Dhe perfundimisht 3-1 per Prizrenin! Renditja perfundimtare eshte:
Zona e Veriut 1. Prizreni 6 3 0 0 10-2 2. Shkodra 4 2 0 1 4-3 3. Peja 1 0 1 2 3-5 4. Prishtina 1 0 1 2 2-9 Kjo ishte "epopeja” Prizren – Shkoder e Kampionatit te 10-te Kombetar te Shqiperise. Futbolli shqiptar kishte bashkuar Shqiperine e Vertete. Nga Veriu dhe Verilindja e thelle Kampionati i 10-te kishte futur midis 4 skuadrave pretendente per titullin, Shkodren, e cila i ishte dorezuar futbollit te shpejte te nje Prizreni – bazament i futbollit te Kosoves. Prizren, 21 qershor 1942 Prizreni – Shkodra 3-1 PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salili; Xhara, Shporta, Sh.Shaqiri, Gota, L.Pali, Vraniqi, Hasani, S.Gjinali. SHKODRA: Nuti; M.Dibra, Fani; Pali, Bushati, Nehani, Xh. Shaqiri, Puka, Kavaja, Z.Berisha, S.Gjinali.
Golat: Gjinali 21′, Kavaja 33′ (11-m), L.Pali 79′, L. Pali 86′.
Gjyqtar: Adem Karapici. Kur Prizreni trondiste kryeqytetin e Shqiperise: Tirana – Prizreni 2-2 e 2-1!
Gjysmefundoret e Kampionatit te 10-te Kombetar te Futbollit qe jane zhvilluar ne Tirane me 26 dhe 27 qershor 1942, perbejne per historine e sportit shqiptar nje ngjarje unikale, te jashtezakonshme, historike. Ato jane kurorezimi i nje bashkimi sportiv te rralle midis shqiptareve etnike, po qe kurre nuk mund te konsiderohet thjesht sportiv. Ndeshja Tirana – Prizreni e 26 qershorit 1942 per kohen, duhet konsideruar nje spektakel i vertete me pasurine e episodeve, me rrjedhen e saj plot befasira e madje dhe me cudite e saj.
E gjykuar nga italiani Giovanni Fontana, ajo dhuron "nji loje te zjarrte, te shpejte e te bukur”, nenvizon kronika. Ajo nis e merr forcen e saj ne minuten e 21-te, kur gjyqtari jep nje 11-metersh disi te shpejtuar per vendasit, te cilin Lisi e shnderron ne 1-0. Dy minuta me vone Lisi fton Deranin per nje gjuajtje te forte dhe topi tund shtyllen e Hadrit. E kur vjen minuta 28, Lisi merr persiper gjithcka vete duke shenuar lart ne kend. Po pa kaluar dy minuta, ne te 30′, Skender Gjinali, i cili ndjehet si ne shtepi te vet, pasi menjanon dy tiranas, ndonese eshte disi larg, gjuan fort dhe 2-1! Mandej ngjitet ne skene Ali Visha, i cili me vone do te jape jeten e tij te re ne Lufte, tek tund edhe shtyllen drejtpersedrejti nga gjuajtja e kendit.
Eshte minuta e 42-te dhe Rexhep Spahiu – "me i miri e me simpatiku lojtar i Tiranes pati fatkeqesine te rrezohet keq dhe te vritej ne dore t’ue u shtrengue me lane lojen”, sic shkruhet. Nuk ka zevendesime dhe per gati 50 minuta Tirana eshte me 10 vete. 10 minuta para mbarimit le fushen edhe Demneri dhe pas 60 sekondave fale kombinimit Gota – S. Hasani, ky i fundit me zgjuarsi gjen shtegun e golit fatlum: 2-2!
Duhet shtesa prej 2×15 minuta. Po tashme Tirana kishte kapercye muzgun. Thuajse eshte errur. Nuk mund te luhet me tej. Skuadrat e lene Shallvaren midis duartrokitjeve te tifozave te shumte kryeqytetas. Kolonel Adem Boletini, tifozi numer 1 i Prizrenit, le edhe ai tribunen e nderit, i bindur se skuadra e Kosoves kishte paraqitur nje shembull te shkelqyer, pertej se sportiv. Tirane, 26 qershor 1942 Tirana – Prizreni 2-2 TIRANA: Kamba; Peza, Fagu; Kurani, Demneri, Spahiu; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Visha. PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salihi; Shaqiri, Jusufi, Shporta; Gota, S.Hasani, Vraniqi, S.Gjinali, R.Hasani.
Golat: Lisi 21′, 28′, S.Gjinali 30′, S.Hasani 81′. Gjyqtar: Giovanni Fontana (Italia). Keshtu pra, duhej filluar gjithcka nga e para. Dhe pa e zgjatur, 24 ore me vone, vjen ndeshja e perseritur. Triumfon Tirana 2-1, pasi ka mbyllur pjesen e pare 2-0. Po Prizreni e le Shallvaren me kryet lart, pasi ka treguar se shqiptaret e pertej Bregut te Drinit kane gjithnje talente te verteta sportive.
Ja si e perkufizon ate shtypi i kryeqytetit:
"Tue marre parasysh ndeshjet qe zhvilloi ne qytetin e vet, skuadra e Prizrendit kunder Pejes, Prishtines e Shkodres dhe dy ndeshjet qe luejti ne Kryeqytet kunder skuadres se Tiranes, mund te thomi pa frike gabimi, se asht nji skuader shume e mire, e forte, e shpejte, homozhene, me nji koncept teknik e taktik loje per t’u marre per shembull”.
E udhehequr nga pervoja e pashtershme e Zyber Lisit, per 20 minuta rresht Tirana eshte te porta e miqve. Dhe 2-0! Golat arrihen brenda nje harku 60 sekondesh. Ne minuten e 17-te, Besim Fagu nis Zyber Lisin, ky Aristidh Parapanin dhe pasi e merr Akil Derani, kesaj here ky zgjedh gjuajtjen tokazi dhe 1-0! Sa vihet topi ne qender, Tirana bllokon, zoteron Ali Visha, kalon tek Mexhid Dibra, i cili gjuan. Portjeri Hadri pret, por nuk ndal. Topi rikthehet dhe aty Lisi nuk vonon e kemba e tij e pagabueshme e con per here te dyte topin ne rrjete. Dhe prap Akil Derani – talent i madh – i cili ne te 35′ leshon bomben e tij, cka i jep mundesi Hadrit te korre duartrokitjet e publikut te pamate.
Golin prizrenas e arrin i zakonshmi Skender Gjinali ne te 76′, i cili gjuan dy here rrjesht. Heren e pare kthen Kamba, por te dyten gjuajtja e Gjinalit eshte e pameshirshme! Eshte 2-1!
Tirane, 27 qershor 1942
Tirana – Prizreni 2-1
TIRANA: Kamba; Peza, Qiri; Visha, Fagu, Kurani; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Mexhid Dibra.
PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salihi; Shporta, Jusufi, Shaqiri; Gota, Delhysa, Vraniqi, S.Gjinali, S.Hasani.
Golat: Derani 17′, Lisi 18′, S.Gjinali 76′
Gjyqtar: Michele Carone (Italia).
Gjysmefundorja tjeter, e zhvilluar me 26 qershor ne Tirane ajo Shkodra – Berati 3-1, eshte nje fitore e lehte shkodrane e drejtuar nga arbitri i mirenjohur Adem Karapici. Nuk eshte nje ndeshje e bukur dhe Shkodra fiton pa futboll cilesor, ndonese pervoja ben punen e vet. Fjalet me te mira i gjen per skuadren e Beratit, e cila duket se ka rritje dhe rezistenca e saj ndaj Shkodres se sprovuar, eshte e admirueshme. Ngjarja rrjedh e gjitha permes episodeve te kater golave dhe Berati arrin te barazoje ne te 34′ me Bozdon, pasi kishin shenuar te paret shkodranet me Puken ne te 8′ pikerisht kur Xheblati i traumatizuar le fushen per pak kohe. Berati reziston megjithate dhe per minuta te tana edhe e rrezikon Shkodren disi euforike. Ne te 23′ Cibuku vulos shtyllen e Ahmet Nutit dhe pasi kundersulmon Shkodra – cka dhuron dy "bomba” te Nehanit e Kavajes – Berati arrin barazimin ne te 34′ me ane Bozdos, i cili ne fund mund te kishte mberritur edhe ne 2-1 per Skuadren e Jugut, sic e gjej te emertuar Beratin.
Mbas pushimit Shkodra nuk fal me dhe e gjen te drejten e luajtjes se fundores duke shenuar dy here: Bahri Kavaja ne te 47′ dhe Tahir Puka ne te 64′ qe eshte dhe goli me i bukur i ndeshjes.
Shkodra – kampione ne fuqi (1940) – eshte ne fundore te kampionateve per here te trete rrjesht: 1939, 1940, 1942. Tirane, 26 qershor 1942 Shkodra – Berati 3-1 SHKODRA: Nuti; Abdija, Muhamet Dibra; Pelinku, Nd.Pali, Gj.Berisha; Z.Berisha, Shaqiri, Puka, Kavaja, Nehani. BERATI: Sh.Muharremi; Xheblati, Saraei; Petani, Ikonomi, Kazazi; Bano, Kaceli, Cibuku, Bozdo, I.Spahiu.
Golat: Puka 8′, Bozdo 34′, Kavaja 47′, Puka 64′.
Gjyqtar: Adem Karapici. Ndersa Prizreni le kesisoj, Tiranen, ne nje situate doemos krejt te pazakonte, eshte mjaft interesante ajo cka gjej ne nje shkrim te shtypit. Marr vesh se me 21 qershor, mbas fitores 3-1 te Prizrenit kunder Shkodres, delegacionit nga Tirana – bashkorganizues i Turneut te Zones se Veriut – i dorezohet me dashamiresi nje 11-sh ideal i ndeshjeve te Prizrenit, nje "formacjon perfaqesues i skuadrave qe u ndeshne midis tyre” – keshtu percaktohet. Eshte vertet nje rast qe tregon kulturen deri ne krijim te mjedisit sportiv te Prizrenit, kur dihet se ne ato kohe, ende ne futbollin shqiptar nuk gjenden perzgjedhje te 11-sheve ideale. Komisioni intelektual i futbollit te Prizrenit, sic po me pelqen mua ta percaktoj, ka perzgjedhur kete 11-sh:
NUTI (Shkodra); ISMALI (Prizreni), BALLANCA (Prishtina); PELINKU (Shkodra), JUSUFI (Prizreni), SHPORTA (Prizreni), GOTA (Prizreni), LUTA (Peja), L.PALI ( Prizreni), KAVAJA (Shkodra), S.GJINALI (Prizreni). Rezerve: DACI (Peja), Nd.PALI (Shkodra), HAMZA (Peja), KURSAMI (Prishtina), MUHAXHRI (Peja).
Eshte pikerisht ky "Komision” qe shkon me tej kur propozon qe perfaqesueset e tri zonave, te Veriut, e Mesme dhe e Jugut, te nxirrnin secila perfaqesueset e tyre e te zhvillonin nje turne "per disputimin e nji Kupe”. Por kemi 61 vjet qe kemi organizuar nje turne futbolli mbarekombetar!
Atmosfere e jetes se vitit 1942
Nuk e marr me mend se si eshte pritur kur eshte kthyer ne Kosove ky Prizren, e cila perjeton me buje viziten e kryeministrit Mehdi Frasheri, i shoqeruar "nga Ministri i Tokave te Lirueme dhe ai i Puneve Botore”, Eqrem Bej Vlora – frymezuesi kryesor i organizimit te Kampionatit te Pare dhe te Vetem Mbarekombetar ne historine e futbollit shqiptar. Eshte interesante te citojme percaktimin e kesaj vizite sipas shtypit te kohes:
"Kryeministri do te jete ne gjendje te hedhe themelet e para te nje sistemi rindertimi e zhvillimi qe me kalimin e vjetve do t’i japi hovin e duhur perparimtar Shqiperise se Madhe.”
/(e.s) albaniabet/
| ||
|
Total comments: 0 | |