Main » 2013 » Janar » 19 » Haxhi Krasniqi përgatitet në shkollën e sportit të Vitali Klitschko
09:44:19
Haxhi Krasniqi përgatitet në shkollën e sportit të Vitali Klitschko
Haxhi Krasniqi përgatitet në shkollën e sportit të Vitali Klitschko
  • Foto nga AlbaniaBet

    Haxhi Krasniqi


Reklama Vodafon
Ukrainë – 19 Janar 2013   Haxhi Krasniqi është duke u përgatitur intensivisht për duelin e marsit ndaj britanikut Nathan Cleverly, i vlefshëm për titullin e botës në peshat gjysmë të rënda, versioni WBO. Boksieri kosovar, për të qenë sa më i gatshëm për sfidën e karrierës, ka zgjedhur të përgatitet në shkollën e sportit të ukrainasit Vitali Klitschko, kampion i botës. Fillimisht, 25 vjeçari kishte ushtruar në bjeshkët austriake, kurse tash është zhvendosur në Gjermani, në një vend të qetë, larg zhurmës së qytetit, për t’u koncentruar sa më mirë dhe për ta përgatitur si duhet meçin e 16 marsit, i cili do të zhvillohet në Londër. Kjo shkollë e sportit, pronë e boksierit të njohur ukrainas, ishte një sekret për sportistët në disa disiplina. Edhe Krasniqi e kërkon çelësin e suksesit në këtë shkollë, ku po përgatitet nga trajnerët e tij, të mbështetur nga ekspertët e kësaj shkolle. Objektiv kryesor i junikasit është ta fitojë titullin e kampionit të botës, pasi vitin e kaluar u shpall kampion evropian. E rrethuar nga 600 metra katrorë, kjo palestër është më e madhja në Bavari dhe aty punojnë instruktorë të kualifikuar. Njohësit e boksit kanë paraparë që Krasniqi do t’i shkaktojë probleme boksierit Cleverly, i cili nuk do ta ketë aspak të lehtë ta mbrojë titullin e botës. /(e.s) albaniabet/


Category: BOKS | Views: 460 | Added by: albaniabet | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]